Gozleme, pite turke pa vaj
Përbërësit:
- 5 gota miell
- 1 lugë e gjysmë maja
- 1 lugë e gjysmë kripë
- Ujë
Për mbushjen me djathë:
- 400 gr djathë
- 1 tufë majdanoz
- 1 qepë e vogël
- Pak vaj ulliri
- Piper i kuq
Për mbushjen me patate:
- 3 patate mesatare
- Gjalpë
- Erëza
Për mbushjen me gjizë:
- 400 gr gjizë
- 4 lugë kos
- 2 vezë
- 2 lgj gjalpë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilët i punojmë mirë me duar dhe i hapim sa pëllëmba e dorës ose pak më të mëdha. Përgatisim disa lloje mbushje sipas dëshirës dhe vendosim mbushje deri te gjysma e petës. Gjysmën tjetër të petës e hedhim mbi mbushje duke i shtypur anësoret. I kalojmë në tavë për pjekje ose i skuqim pa vaj, por duke i lyer me gjalpë me anë të një furçe.