VIDEO/ Grabitet argjendaria në Korçë, autori me maskë thyen xhamat dhe vjedh bizhuteri floriri

31 Janar, 10:15| Përditesimi: 31 Janar, 12:15

  • Share

Orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një argjendari në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit, në një nga zonat ku dyqanet e argjendarive janë të shumta.

Sipas burimeve nga policia ka qenë vetëm një person i maskuar me kapuç që ka thyer xhamat dhe më pas ka hyrë në argjendari. Autori ka arritur të grabisë sende me vlerë të konsiderueshme në lekë (varëse floriri, unaza etj).

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa janë vëzhguar edhe kamerat e sigurisë.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit. Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?