Foto ilustruese

Kronikë

Vidhet një shtëpi në Vaun e Dejës, kryefamiljari denoncon në polici: S'i pamë hajdutët, ishim në gjumë

2 Qershor 2021, 15:00| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 16:03

  • Share

Pashk Meli nga Vau i Dejës në Shkodër ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur 500 mijë lekë të vjetra.

Sipas denoncimit të tij në polici kanë qenë 3 persona që i kanë hyrë në shtëpi dhe në largim bashkë me lekët kanë marrë edhe kamerat e sigurisë.

Kryefamiljari ka deklaruar se kanë qenë në gjumë dhe nuk i kanë parë hajdutët. Në mëngjes ai ka thënë se kanë deklaruar mungesën e lekëve. Në bazë të këtij denoncimi kanë nisur hetimet e policisë.

Policia njofton se rreth orës 03:00 në fshatin Stajka, Vau Dejës ku dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur shumën 50.000 lekë dhe bizhuteri në banesën e shtetasit P. M. dhe janë larguar pa u diktuar nga i zoti i banesës.   

'Më datë 02.06.2021, rreth orës 03:10, në fshatin Stajka, Vau i Dejës, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur shumën 50.000 lekë dhe bizhuteri në banesën e shtetasit P. M. dhe janë larguar pa u diktuar nga i zoti i banesës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?