I riu nga Prishtina vjedh dhe dhunon 3 vajza filipinase në Tiranë! U mori 500 euro në banesën ku jetonin

17 Janar, 09:42| Përditesimi: 17 Janar, 12:32

  • Share

Dren Osmani, 32-vjeç, banues në Prishtinë është arrestuar nga policia e Tiranës, për vjedhjen me dhunë të një banesë në kryeqytet.

2 ditë më parë, shqiptari nga Kosova, ka mundur të hyjë në një shtëpi në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte marrë me qira nga 3 vajza nga Filipinet, të cilat jetojnë dhe punojnë në Tiranë.

Të rejat kanë rënë pre e dhunës dhe kërcënimeve të 32-vjeçarit në këmbim të sendeve me vlerë dhe parave. Në kushte të tilla vajzat i kanë dhënë paratë, rreth 500 euro dhe është larguar.

Mësohet se të rejat kanë marrë lëndime nga dhuna e të riut, gërvishtje për shkak të goditjeve me grusht. Hetuesit dyshojnë se i riu ka pasur informacion për vajzat filipineze dhe ndërkohë i ka ndjekur derisa kanë hyrë në banesë.

Fillimisht vajzat kanë kundërshtuar, por për shkak të kërcënimeve kanë dhënë paratë dhe pasi është larguar kanë njoftuar policinë. Hetuesit e kanë lokalizuar përmes targave të makinës dhe Osmani është arrestuar në Laç, në tentativë për t'u larguar në drejtim të Kosovës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?