30 sekonda iu deshën Ibrahim Dudës, 43 vjeç që të grabiste 450 mijë lekë cash dhe bizhuteri me vlerë 250 mijë lekë në argjendarinë pranë shtëpisë së tij, ku autori duhet të qëndronte se ishte në 'arrest shtëpi'. Report Tv siguroi videon ekskluzive ndërkohë që duket qartë se si ai priti sa pronari i argjendarisë të mbyllte derën, dhe ai më pas të kryente vjedhjen. Në më pak se 30 sekonda ai hap derën me forcë e kaçavide, merr paratë dhe bizhuteritë dhe largohet. Largësia e banesës ku duhet të qëndronte me masën arrest shtëpie Durda ishte 300 me argjendarinë.
Duda ishte në 'arrest shtëpie' në Sarandë pasi më parë kishte plagosur me pasoja të rënda 2 adoleshentë, 17 dhe 16 vjeçar. Ngjarja e ndodhur dje, ndërkohë që autori është identifikuar dhe arrestuar vetëm pas një ore nga policia e Sarandës, pa bërë rezistencë. Report Tv mëson se Duda ka grabitur 450 mijë lekë cash dhe bizhuteri me vlerë 250 mijë lekë, me një vlerë gjithe rreth 700 mijë lekë.
Policia njofton se tashmë 43-vjeçari akuzohet për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".
Një 43-vjeçar është arrestuar pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie për të vjedhur një dyqan një shumë parash dhe bizhuteri në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë personin me iniciale I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 43-vjeçari ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.