Grabitje me armë në mes të Tiranës, Report Tv siguron dosjen! I riu: Erdhën 4 vetë, njëri më tha ‘jam i antidrogës’! I arrestuari: Donim të vidhnim një sirian

11 Gusht 2022, 13:33| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 10:54

  • Share

‘Jam i antidrogës, ku i ke lekët’. Kështu nisi një grabitje pasditen e 8 gushtit afër qendrës Kristal, në një prej zonave më të popullara të Tiranës.

Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërkohë që të arrestuarit Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thomas e Marjus Fejzulla janë lënë në punë. Ndërsa në kërkim është edhe njëri prej autorëve, Elvis Sejdo.

Report Tv ka siguruar dosjen. Në dëshminë e tij viktima Kevin Zeka ka thënë se sapo ka dalë nga puna e ka ndaluar Sebastjan Ogiçi bashkë me një tjetër dhe e kanë kërcënuar me armë

“Sebastjan Ogiçi më kërkoi paratë dhe më tha që është i antidrogë, shkojmë te zyra. Nën kërcënimin e armës po më çonin drejt zyrës pasi nuk i vunë re lekët që kisha në çantë  Sebastjan Ogiçi më tha të mos bëj veprime se do të më vriste. Afër zyrës munda të iki, por Ogiçi bashkë me 3 të tjerë më dolën para dhe më morën çantën”, ka thënë ai.

Në dosje është edhe dëshmia e njërit prej të arrestuarve, Ruzhdi Thomas. Ai ka mohuar që objektivi i grabitjes të ishte Zeka por një sirian.

 “Sebastjani më tregoi planin për grabitjen e një siriani, më tregoi edhe armën.  Kevin Zekën e ndaluam dhe i kërkuam të na tregonte ku rrinte siriani. Kevin Zeka na çoi te shtëpia e sirianit, i cili doli me thikë, por ia doli të mbyllte derën. Kevin Zeka na iku, por e kapëm dhe i morëm çantën dhe e goditëm”, ka thënë ai.

Në kuadër të operacionit “Escpae” Policia e Tiranës nëpërmjet komisariatit numër dy e katër zbuluan autorët e dyshuar, mekanizmin e ngjarjes si dhe sekuestruan paratë, bicikletën e grabitur, pistoletën dhe cannabis sativa.

Pjesë nga dosja e siguruar nga Report TV 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?