Tentativa e grabitjes në Prush, flet për Report Tv një banor: Ngjarje e jashtëzakonshme për ne! S'ka ndodhur kurrë të vjedhin dhe një pulë

10 Dhjetor 2023, 17:54| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 18:09

  • Share

Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv. Ai shprehet për gazetaren Xhoana Çollaku se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje. Sipas tij lagjja e tyre është shumë e qetë, si dhe nuk ka pasur probleme të tilla më parë.

"E kam dëgjuar vetëm kur ka ardhur sirena e policisë. Pastaj përmes telefonave e morën vesh çfarë ka ndodhur. Ata janë burrë e gru dhe djali me gjithë nusen.... Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme për ne. Nuk ka ndodhur kurrë të vjedhin edhe një pulë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, grabitësit ishin 5 persona! Nipi i të moshuarve njoftoi policinë! Autorët u ndanë në 2 grupe, në ikje hapën zjarr ndaj efektivëve


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?