Grabitja në Rinas/ Policia në sallën e kamerave, nis zbatimi i masave shtesë

20 Prill 2019, 12:58| Përditesimi: 20 Prill 2019, 13:32

  • Share

Pas grabitjes së 5.7 milion eurove në Rinas, policia e shtetit merr kontrollin edhe brenda aeroportit. Prej marrëveshjes me koncesionarin ICTS, policia nuk kishte akses për të operuar apo patrulluar në pistë ndërsa prej pasdites së 9 Prillit 2019 një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt patrullon të gjithë pistën.

Në pjesën e jashtme përveç policisë së shtetit, policisë ushtarake është edhe FNSH e cila kryen patrullime.

Ndërsa burime për ReportTv nga policia e shtetit bënë me dije se në komisariatin e Rinasit pritet të ketë një shtesë stafi pasi policia ka marrë në dorë shumë kontrolle të cilat deri më tani i kishte koncesionari, përfshirë edhe sallën e kamerave të sigurisë. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?