Grabitja/ Stafi i TIA-s nuk njoftoi në kohë dhe nuk i hapi derën policisë, Murataj qëndroi i vetëm të digjte furgonin

11 Prill 2019, 07:26| Përditesimi: 11 Prill 2019, 09:34

  • Share

Stafi i koncesionarit “TIA” dhe i shoqërisë “ICTS Albania” që është ngarkuar për të siguruar rendin dhe qetësinë e aeroportit “Nënë Tereza” rezulton të mos ketë bashkëpunuar në kohë më Policinë e Shtetit. Kjo pasi gjatë analizimit të kamerave filmike ka dalë qartë se operatorët e sallës së monitorimit të kamerave nuk kanë dhënë në kohë alarmin, duke mos raportuar në kohë efektivët e policisë që ndodheshin shumë afër.

Kamerat e sigurisë së aeroportit kanë filmuar gjithçka, por ajo që çedoi dhe që ngjall vërtetë dyshime për abuzim me detyrën është faktori njerëzor që nuk ka bërë detyrën ashtu siç duhet, duke mos raportuar në kohë ngjarjen. Sipas burimeve të policisë komandoja e grabitësve e përbërë nga katër vetë dhe e maskuar me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor” është filmuar në çdo veprim që grabitësit kanë kryer. Por, çuditërisht monitoruesit e kamerave nuk kanë raportuar situatën e pakëndshme, që po zhvillohej tek njëra nga dyert e emergjencës, nga e cila futesh në pistën e avionëve. Tropojani Admir Murataj së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij, janë filmuar duke tërhequr zvarrë me furgon barrierën e betonit, që bllokonte kalimin.

Pas këtij filmimi, sërish nga kamerat, njëri prej tyre ka prerë zinxhirin bllokues të derës me gërshërë çeliku dhe më pas gjithçka ka qenë e lirë për të hyrë në pistë. Mirëpo edhe pse këto veprime janë filmuar çdo sekondë nga kamerat, nga ana e stafit të sigurisë së aeroportit, nuk është dhënë asnjë alarm i kuq, për Policinë e Shtetit që ndodhej aty pranë. Gjithmonë sipas burimeve të policisë, stafi i sigurisë i shoqërisë “ICTS Albania”, nuk ka reaguar edhe kur furgoni i bardhë i autorëve, ka hyrë brenda në aeroport, por sinjali i kuq dhe njoftimi i policisë është dhënë vetëm kur katër persona të armatosur janë parë pranë avionit, teksa rrëmbejnë thasët me para nga hambari i tij dhe i fusin në furgon, e më pas tërhiqen. “Shqiptarja.com” mëson se një patrullë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndërhyrë menjëherë sapo ka marrë njoftimin nga “ICTS Albania” dhe komisariati i Rinasit, por është penguar nga vetë stafi i “ICTS Albania”, pasi dera ku është kërkuar të futej policia, nuk hapej.

Murataj mbeti i vetëm tek furgoni
Në këto kushte policisë i është dashur të rrotullohet rreth pistës së aeroportit dhe më pas të vihet në ndjekje të grabitësve, të cilët ashtu siç hynë me furgonin e bardhë, ashtu dhe u larguan pa u bllokuar nga askush. Në ndjekje e sipër patrulla e policisë ka shkëmbyer disa herë zjarr me grabitësit. Rreth 2 km larg pistës së aeroportit, autorët kanë qëndruar duke u ndarë nga njëri-tjetri. Mësohet se i vetmi që ka qëndruar në furgon me qëllim që t'i vinte zjarrin ka qenë Admir Murataj, i cili për të mbajtur sa më larg policinë ka vijuar të qëllojë me armë drejt efektivave.

Por edhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me armë, duke e goditur me një plumb në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme të Admir Murataj. Policët i janë afruar dhe kanë zbuluar se ai ishte i maskuar me një maskë silikoni, ndërkohë që nuk kanë konstatuar asnjë mjet identifikimi të tij. Zbardhja e identitetit të Murataj është bërë vetëm falë krahasimit të gjurmëve të gishtave të tij me ato që ishin marrë në Greqi. Ky proces është kryer nëpërmjet bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj greke, duke arritur të konfirmohet se gjurmët e gishtave janë të tropojanit Admir Murataj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 11/04/2019 10:16

    Jane fare te qarta shkeljet e koncesionarit qe adminstron aeroportin. Une cuditem se pse gazetari quan shkelje vetem faktin se nuk kane njoftuar ne kohe policine e shtetit. Perderisa me kontrate e kane marre ata persiper sigurine brenda rrethimit te aeroportit, perderisa vete ne shkresat drejtuar policise i thone qe ju nuk keni pune me sigurine brenda territorit te aeroportit se e bejme ne, pergjegjesia eshte vetem e koncesionarit. Ishte detyre vetem e tyre qe e para ta benin sa me te sigurte dhe te pakapercyeshem rrethimin e aeroportit dhe e dyta te kishin nje grup te gatshem te specializuar per te neutralizuar ne moment kedo qe arrinte te kapercente rrethimin, e jo te njoftojne te vije e tua beje kete pune policia.Perse i marrin miliona euro fitime ata nga ky popull i varfer ne aeroportin me te shtrenjte te Europes. Shkeljet jane kaq flagrante dhe per me teper te perseritura sa qe qeveria duhet jo vetem tu anulloje kontraten, por edhe tua beje te plote faturen e gjobes per te gjitha llojet e demit material dhe te imazhit te shtetit qe ka shkaktuar papergjegjshmeria e tyre. Po qe se qeveria nuk i ben keto, eshte e qarte qe eshte kompromentuar me keta kinezet dhe e ka perdorur kete skandal te shemtuar vetem per te marre ndonje shperblim te majme depozituar neper parajsat fiskale jashte.

    Përgjigju
  • servet: 11/04/2019 10:10

    Nuk dime kujt ti besojme.ndryshe flasin koncesionaret e aeroportit ndryshe qeveria!Nje gje nuk arrij te kuptoj:Si ka mundesi qe policia paska bere lufte me ta dhe nuk i paska ndjekur me por i ka lene te djegin automjetet dhe te zhduken pa lene gjurme,apo i ka ndjekur me qerre?

    Përgjigju
    • Aaaaaa: 11/04/2019 18:29

      O servet i ka blloku rrugen me makin dhe normale policia si ndiqte dot se nuk kishte rruge te kalonin . Po ta lexosh komplet ngjarjen tek ky konkluzion del.

  • Hajduti i Bagdadit: 11/04/2019 08:58

    Pra del fare qarte se vjedhja eshte bere edhe me bashkepunetore mga brenda aeroportit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?