GJIROKASTER-OMONIA ka perkujtuar sot ne fshatin Dervician 29 vjetorin e formimit. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë greke mes te cilëve zv/ministri i Jashtem grek Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracise se Re, partia qeverisese ne Greqi Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syrizas Aleksis Katsis.
Njekohesisht ka qene prezente edhe ambasadorja greke ne Tirane Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastres Lambros Kakisis. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, por edhe kryetari i Bashkise se Dropullit Dhimiter Toli i cili i përket PS-së.
Fillimisht jane lexuar nga kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo telegramet e urimit te presidentit grek Prokopis Pavlopulos dhe te kryeministrit grek Mitsotakis. Me pas kane pershendetur zv/ministri i Jashtem grek Vlasis, ambasadorja dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj qeverise Rama per mosrespektimin e te drejtave te minoritetit grek. Ai tha se ka nje sere ceshtjesh te pazgjidhura te pronave ne Himare, apo ende nuk eshte zbardhur vrasja ndaj Katsifas ndonese ka kaluar nje vit-tha Dule duke kerkuar ndihmen qeverise greke.
"Pavarësisht përpjekjeve sistematike 29-vjeçare të OMONIA-s që lidhet me ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e tyre në legjislacion sikur kërkohet nga ndërkombëtarët, ende me keqardhje konstatojmë se gjatë qeverisjes aktuale shënohen hapa që nuk kanë lidhje me realitetet e reja europiane.
Qeveria e zotit Rama që sot mban kryesimin e OSBE-së ka dështuar t'u përgjigjet kërkesave të kohës. Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar sipas kërkesave të Këshillit të Europës.
Sfidë është regjistrimi i ardhshëm i popullsisë. Prona e minoritetit grek në breg të Jonit dhe zona të tjera janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare dhe Ramës. Probleme me vendosjen e tabelave dygjuhëshe janë edhe më tepër problematike.
Dhe ajo që është më tepër negative, përgjegjësit e akteve vandale janë të paidentifikuar. Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kosntadin Kacifas, tetorin e 2018. Problemet e minoritetit grek është shumë larg së qeni një realitet europian. Të gjithë pjesëtarët e minoritetit grek mbi identitetin partiak që ndajën të njëjtin vizion për objektivat janë të mirëpritur" deklaroi Dule.
Ti do vra mazi se kacifa mor legen , ske faj ti fajn e kan ata derrat ne parlament si te lajn me hy mren ni antishqiptare si ti
PërgjigjuGreko maskara
PërgjigjuSpo e kerkon Athina ne e kerkoke ti.
PërgjigjuParti fashistash kerkon drejtesi per nje kriminel.perse nuk kerkon drejtesi per mijra shqiptare ,qe vdhezerit tuaj greke I vrane dhe I masakruan o anti shqiptare indyre,me parti fashiste.
Përgjigju