Joe Biden nuk është informuar ende për zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, dhe çështja është lënë në dorën e zyrtarëve të nivelit më të ulët.
Kështu shkroi në Twitter të hënën ish-emisari i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Duke cituar një zyrtar brenda Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë (NSC), Grenell tha se askush në Shtëpinë e Bardhë nuk është informuar për tensionet e fundit, dhe se shefi i NSC-së Jake Sullivan nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në këto zhvillime.
“Një zyrtar karriere i Zyrës së Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC), sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për zhvillimet Kosovë-Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në këto zhvillime – kështu që ai po e lë trajtimin e kësaj çështje në dorë të nivelit më të ulët të zyrtarëve”, shkroi Grenell në Twitter.
Menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, Grenell e quajti “një tjetër gabim” të administratës së Joe Biden.
Lajmi kryesor:
Tensionet/ Kosova pas kërkesës së SHBA shtyn zbatimin e vendimit për reciprocitetin! Lirohen 2 pikat kufitare në veri! KFOR: Garantojmë sigurinë
D.GJ/ReportTv.al