20-vjeçari duke grabitur kasat

Greqi/ I kërcënonte me thikë dhe u grabiste bizneset, i riu shqiptar përfundon në pranga

12 Qershor, 10:30| Përditesimi: 12 Qershor, 13:21

  • Share

GREQI-Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme(11 qershor) nga policia greke pasi akuzohet për vjedhje të disa bizneseve.

I riu hynte në dyqane dhe “zbrazte” kasat e bizneseve nën kërcënimin e thikës, ishte kthyer në makth për dyqanxhinjtë e Bajronit dhe Pakratiou muajt e fundit.

Protothema.gr ka publikuar video të cilat tregojnë 20-vjeçarin duke hyrë nëpër dyqane.

Sipas hetimeve në fund të prillit 2024 i riu, i veshur me kapuç tip “full face”, shkonte në dyqane (kioska, minimarkete etj.) gjatë orëve të mbrëmjes dhe vidhte paratë nga kasa.

Thuhet se autori ishte i përfshirë në të paktën gjashtë raste të grabitjes, ndërsa pas arrestimit i është caktuar masa e ndalimit të përkohshëm.

 

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?