Foto ilustruese

Greqi/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë ulliri

15 Korrik, 09:47| Përditesimi: 15 Korrik, 09:50

  • Share

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e 14 korrikut në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri, shkruan neakriti.gr.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?