Greqi/ Publikohet momenti kur 20-vjeçari shqiptar rrëzohet në tokë dhe vdes, pas sherrit me disa të rinj në Kretë

13 Qershor, 11:54| Përditesimi: 13 Qershor, 12:14

  • Share

Disa pamje të tjera janë publikuar nga momenti i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar që vdiq në Kretë.

Creta24.gr ka publikuar momentin kur i riu rrëzohet në tokë dhe ka humbur jetën.

Siç shihet nga pamjet djali është duke ecur i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.

Burri është përpjekur që ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Edhe pse është lajmëruar policia dhe ambulanca, fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga raporti mjekësor, u zbulua se vdekja e Orgitos ka ardhur për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.

Mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë shkruan flashnews.gr.

Nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?