Foto ilustruese

Greqi/ Shifra të larta infektimesh, 18,869 raste të reja dhe 81 viktima në 24 orët e fundit

20 Janar 2022, 17:05| Përditesimi: 20 Janar 2022, 17:07

  • Share

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Greqi mbeten të larta. Raportohet se në 24 orët e fundit 18,869 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID.

70 prej rasteve të reja janë konfirmuar në pikat hyrëse të vendit. Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,742,363 të infektuar.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 81 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 22,366 të vdekur.

Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore, 95 për qind e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese ndërsa mosha e tyre raportohet mbi 70 vjeç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?