Polici grek i përfshirë në trafik droge

Kosova & Rajoni

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarë! Në llogari i zbulohen 5 mln euro

20 Korrik, 17:46| Përditesimi: 20 Korrik, 18:58

  • Share

Greqi - Tetë persona janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Mykonos.

Mes të arrestuarve, 8 janë policë grekë, ndërsa të tjerët shqiptarë.

Sipas shtypit të Athinës, mes të arrestuarve është një 42-vjeçar, efektiv policie, i cili është identifikuar si një nga liderët e grupit.

Në llogarinë bankare të tij dhe partneres së tij 29-vjeçare shqiptare, autoritetet greke gjetën 5 milionë Euro.

5 milionë Eurot në këtë llogari bankare janë depozituar gjatë 5 viteve të fundit.

Të arrestuarit e tjerë janë një 24-vjeçar shqiptar, vëllai i partneres së policit 42-vjeçar, dhe dy persona të tjerë gjithashtu nga Shqipëria.

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, të akuzuarit përfshijnë një gamë të gjerë veprash penale, si marrje dhe dhënie ryshfeti, shpërdorim detyre e ushtrim ndikimi të paligjshëm, shkelje të sekreteve hetimore.

Pjesë e këtij rrjeti kriminal janë edhe disa policë të tjerë që shërbenin në Mykonos dhe zonat përreth. Një prej tyre është një 31-vjeçar, nënkomisar, i cili dyshohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës.

Hetimet zbuluan gjithashtu komunikime të shumta mes këtij grupi dhe anëtarëve të mafies greke, ku ata informoheshin për çdo kontroll policor dhe veprime të tjera.

Hetuesit grekë janë duke analizuar të dhënat dhe komunikimet për të zbuluar të tjera anëtarë të mundshëm të këtij grupi dhe për të garantuar drejtësi për viktimat e këtij aktiviteti kriminal.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 20/07/2025 18:26

    Isoj si ne shqiperi ku segmente te policise kontrollojne tregun e pakices neper lagjet e qyteteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?