Një shqiptar në Greqi ka dhunuar brutalisht gruan dhe ka kërcënuar me armë djalin e mitur.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e 8 qershorit në fshatin Rizomylos të Magnezisë, teksa burri u kthye i dehur në shtëpi.
Fillimisht ai ka qëlluar gruan me grushta dhe shqelma dhe më pas i është drejtuar djalit që të mos mbante anën e nënës.
“Nëse flet do të të vras” i tha dhe i drejtoi armën fëmijës së tyre të tmerruar, shkruan prothotema.gr.
Gruaja ka mundur që t’i shpëtojë burrit dhe së bashku me fëmijën ka shkuar në polici.
Oficerët kanë bërë të mundur arrestimin e tij, i cili akuzohet për veprat penale: sulm seksual, dhunë në familje, rrezikimin e një të mituri, mbajtje pa leje e armës së gjahut dhe municionit.
Sipas disa informacioneve ai ndodhet ilegalisht në vendin fqinj.