Greqi- 9 oficere policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë ranë në prangat e policisë pas një operacioni ku dyshohej se ndryshoheshin identitetet e shqiptarëve me rekorde të rënda kriminale. Deri më tani janë arrestuar 20 persona ndërkohë që mësohet se të përfshirë janë 34 persona. Për çdo dokument identifikimi paguhen 30.000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro.
Këta persona kanë funksionuar si grup kriminal që prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021. Ata pajisnin me dokumente identifikimi dhe patenta shtetas shqiptare që rezultonin me precedentë të rëndë kriminale.
Pas pajisjes me dokumente, ata mundësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shteteve të ndryshme të zonës Schengen, aty ku në disa raste janë arrestuar.
Identiteti qe u jepej klientëve ishte kryesisht ai nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Vetëm në kasafortën e zyrës së drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa justifikuara. Përfitimet e organizatës mendohet se shkojnë deri në 5 mln euro.
Ndërkohë grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina, Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, banues në Athinë, i cili u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor. Ai ishte dënuar më parë për një sasi kokaine në shtetit grek, ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje për të cilën ishte shpallur i pafajshëm.
Hetimet e policisë sipas mediave greke, kanë zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Të pajisur me identitet fals rezultojnë edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policia europiane. 8 shqiptaret me identitet fals janë kapur me sasi të madhe lëndësh narkotike.
KUJDES: Nuk mbaron me kaq kjo gjë, më e keqja është se funksionarët e larte të policise dhe ushtrise Greke perfitonin jo vetem favore personale nga keta persona por edhe shrytezonin, dikë prej tyre, edhe qe te punonte, edhe kundër deshires se tije, per interesa, ilegale dhe fshehta, te shtetit Grek, ne dëm të shteteve të tjera, e sidomos per krime edhe ne Shqiperi, kryesisht ne juge.
Përgjigju