Nënkryetarja e PD-së Grida Duma

Politikë

Grida Duma: Berisha nuk duhej të ishte as në listën e PD-së në 25 Prill

11 Nëntor 2021, 22:05| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 22:30

  • Share

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se Sali Berisha nuk duhet të ishte në listën e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja Duma ka shprehur nevojën që baza e demokratëve nuk duhet të çahet, por të jetë sa më e unifikuar.

Duma tha se Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Sipas saj pati një vështirësi nga Basha për krijimin e profilit të tij pasi prezenca e Berishës në PD nuk ishte pa influencë dhe impakt.

“Nga Lulzim Basha dhe një pjesë e jona nuk ka mungesë maturie. Me plus minuset tona jemi përpjekur të jetë e qete situata. Baza demokratë nuk duhet të çahet, të jetë e unifikuar. Kjo është një domosdoshmëri që i takon kryetarit të mbajë qetësi në këtë situatë. Koha kishte ardhur për të ndodhur kjo. Kjo mund të kishte ardhur edhe pas listës së zgjedhjeve të 2021-shit. Unë e kam thënë që statura e Berishën nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra se si ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare.

Nuk ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD atë. Kjo po shkonte në absurd sepse kryetari i PD duhej të krijonte profilin e tij. Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Ka një paradosks të madh. Ai nuk mund të ishte thjesht një deputet. Ai vetë në kushtet e në politikani me përvojë të gjatë duhej të bënte një hap pas nëse do të donte që Basha të kishte peshën totale të vendimeve. Pati një vështirësi nga Basha për krijimin e profilit të tij. Basha e ka respektuar me besnikërinë më të madhe Berishën. 

Ajo që është e normalshme brenda një partie është se prezenca e Berishës aty nuk ishte pa influencë dhe impakt. Janë bërë disa disktutime në atë mbledhje. Ka pasur diskutime në atë mbledhje dhe Berisha nuk ka mbajtur qëndrim kundër. Vetë Berisha ka dalë nga Kuvendi dhe ka thënë se do e djegë mandatin. Që në listën e 2021 nuk duhet të ishte Berisha sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit. Basha duhet të thotë që vendimi i është i tij dhe e ka thënë qartësisht. Unë thashë që Basha deri në momentin e fundit nuk zgjodhi të bënë një kontrapedal…Kjo them unë mund të kishte ndodhur që me listën e 2021”– tha ajo në një emision televiziv.

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha depozitoi dje firmat për të cilat pretendon se janë 4200 ,në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e Kuvendit, i cili pritet të mblidhet më 11 dhjetor. Megjithatë, për PD-në zyrtare, Lulzim Bashën e Gazment Bardhin, Berisha thjesht po luan 'blofin' dhe se nuk i ka mbledhur as 1/4 e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 11/11/2021 23:06

    shume dakord me ty grida ,dhe bashke me te edhe ti dhe trecereku aty ne do do duhej te ikte me vrap.....

    Përgjigju
    • O toni: 12/11/2021 00:07

      Jomo cate iki kjo I duhet partis???? kusht do e tundi dybekun o toni thirri arsyja o daku kjo osht nona .

    • Ay: 12/11/2021 00:03

      Edhe un plotesisht dakort me ty jam. Veç ti e Salianji duheni n parlament Se Po skishte edhe çik porno nuk shikohet erjon braçe gjith ditën

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?