Grida Duma

Opinion

Grida Duma ose politikania që i ka humbur të gjitha betejat

29 Prill 2021, 16:11| Përditesimi: 29 Prill 2021, 16:19

  • Share

Në 2015-ën, ish-deputetja e PD, Grida Duma kandidoi për kryetare të Bashkisë së Durrësit dhe regjistroi një nga humbjet më të paharrueshme për selinë blu. E besuara e Lulzim Bashës nuk mundi të fitonte as në lagjen e familjes së saj, aty ku ishte rritur, ku humbi kundër Vangjush Dakos.

E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku Lulzim Basha, edhe pse disfata e Durrësit ishte ende e freskët, i besoi Grida Dumës drejtimin e Njësisë 1 në kryeqytet. Por, Duma e humbi edhe këtë betejë, kësaj radhe përballë Veliajt në Tiranë, duke shënuar një tjetër rezultat negative për PD.

Edhe pse me dy humbje në portofol, Lulzim Basha guxoi që në zgjedhjet e 25 prillit t’i besonte Dumës dy bastione të PD-së, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndoshta me shpresën që ajo do ta kishte më të lehtë për të shënuar një rezultat pozitiv. Shtuar këtu edhe faktin që Duma do të kishte përkrah edhe emrin e Sali Berishës, njeriu që ka kandiduar historikisht në Kavajë. Basha e ka perceptuar këtë si një plus për Dumën, por nuk ndodhi aspak kështu! 

Ajo dështoi me sukses edhe në betejën e saj të tretë politike, duke humbur rëndë sin ë Kavajë, ashtu edhe në Rrogozhinë; madje nuk arriti të fitonte as në qytetin që Sali Berishës i ka dhënë disa mandate deputeti dhe ku zonja Duma shpalli sfidën e saj elektorale. 

Do të mbahet mend gjatë “kërcënimi” i saj për Erion Veliajn në 6 mars të këtij viti, kur në një takim me banorë të fshatit Blerimaj të Kavajës, e sfidoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kur tha se do të dorëhiqej nëse Veliaj merrte në Kavajë dhe Rrogozhinë 7% të votave.

Veliaj e mundi paq në të dyja qytetet, kurse Duma nuk është shfaqur më në publik dhe nuk dihet a do ta pranojë mandatin e deputetes apo do të heqë dorë si rezultat i humbjes së sfidës. 

Komento

Komente

  • Afrim: 01/05/2021 10:03

    Po mire perderisa ke zgjedhur te besh nje analize profesionale, pse nuk e thua qe eshte zonja më e votuar ne listen e PD. Vendosja edhe kete argumentit tend dhe lêri lexuesit te gjykojne.

    Përgjigju
  • Like: 30/04/2021 05:14

    Ik moj lavire parlamentit, mendoni se parlamenti eshte sfilate mode,

    Përgjigju
  • Shkodran Qejfli: 29/04/2021 19:13

    Ka partagalin e mire i rehaton deputetet edhe ne kavaje e mesoi kush eshte BJESHKA HAJDARIT

    Përgjigju
  • Kjo biba: 29/04/2021 18:02

    Ka fituar ate te Noc Rrokut e ka me qejf te madh.

    Përgjigju
  • Era: 29/04/2021 17:09

    Po ku kane moral keto, ku ia dine kuptimin e pergjegjesine dhenies se fjales!!!!!! Asnje prej tyre! Jane thjesh gjallesa, jo njerez me integritet! Grida e sa te tjere do ta kaperdijne turpin dhe do i futen gares kush vishet me bukur ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?