Grisën dhe dogjën 4 flamuj serb gjatë protestës së Berishës, Gjykata cakton 'detyrim paraqitje' për dy të arrestuarit! Vokshi: Arrestimet ishin të paligjshme! Protestat s'do ndalen

23 Dhjetor 2021, 11:24| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 12:44

  • Share

Detyrim paraqitje ka caktuar sot Gjykata e Tiranës për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb.

E pranishme në seancë në mbështetje të tyre ishte edhe Albana Vokshi, e cila tha jashtë Gjykatës se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, ndërsa paralajmëroi vijimin e protestave.

"Duam t'i bëjmë me dije Edi Ramës se protestat që kanë filluar nuk do të ndalen. Ne e përshëndesim vendimin e Gjykatës, por theksoj se arrestimi ishte i paligjshëm. Ne inkurajojmë organet e drejtësisë që hetimin ta bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin porosi nga Edi Rama.

E pyetur për çështjen e Statutit që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës, Vokshi tha se askush dhe asgjë nuk e cenon vendimin e sovranit në PD.

"Basha është shkarkuar 4446 demokratë të Kuvendit Kombëtar, vendim i ratifikuar nga mbi 44 mijë anëtarë të PD në referendum", tha ajo. 

Vetë personat e pandehur nuk thanë asnjë fjalë në gjykatë. Astrit Cara, 41-vjeç banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç banues në Krujë, u arrestuan në flagrancë duke grisur e djegur flamurin serb, gjatë protestës së berishës kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.

Më 20 dhjetor, i shpallur non grata nga SHBA, thirri një  protestë kundër ardhjes së Aleksandë Vuçiç në Tiranë, ndërsa pjesëmarrja në mbështetje të tij ishte e shumë e pakët. Pamjet me dron të Report Tv dhanë një panoramim të qartë të protestës së vakët të ish-kryeministrit, i cili grumbullimin përballë kryeministrisë e nisi me thirrjet kundër Ballkanit të Hapur dhe ardhjes së Vuçiç në Tiranë, por e përfundoi me një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?