Gropa karstike, fenomen karakteristik i Dumresë, banorët: Është bllokuar rruga, rrezikojnë banesat

20 Maj 2022, 17:32| Përditesimi: 20 Maj 2022, 17:48

  • Share

Në fshatin Cestije të bashkisë Belsh në lagjen Fejzullah, ka ndodhur një fenomen natyror, një fundosje e tokës e cila ka ndodhur në rrugën e kësaj lagjes.

"Lagjja është e bllokuar pa rrugë, shteti të vijë të mbushë gropën, të vendosë bazamentin. Ndjehemi të rrezikuar ja ku është shtëpia këtu 15 metra. Dëgjuam zhurmë dhe dilte avull. Për të kaluar duket ti biem rrotull, s'ka rrugë", thanë banorët

Kjo gropë karstike me thellësi 12 metra është një fenomen natyror për zonën e Dumresë për shkak të përbërjes gëlqerore të tokës.

"Në zonën tonë të gjitha gropat janë fenomene karstike. Edhe liqenet në zonën e Dumresë kanë ardhur si rezultat i këtij fenomeni. Zona jonë përbëhet nga shkëmbinj gëlqerore dhe gipsi, krijojnë boshllëqe në vende të ndryshme dhe kur pesha është e madhe krijohen këto hinka. Në vitin 1998 në Fierzë pati një fundosje më përmasa më të mëdha. këtu ka ndodhur në rrugë, do zërë vend vete duke humbur thellësinë".

Gropa do të rimbushet me dhe, thotë agronomi Shefqet Hysa, por gjithsesi është e nevojshme ekspertiza gjeologjike.

"Ekspertë të gjeologjisë të vijnë të shohin dhe të merren masa të mos vihen në rrezik banorët".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?