Tomor Veliterna

Gruaja e mjeshtrit të skenës e sëmurë shumë rëndë, Teatri apel qytetarëve për ndihmë: Ka nevojë për trajtim në Gjermani

4 Shkurt 2021, 21:44| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 21:45

  • Share

TIRANË- Teatri Kombëtar ka një apel për qytetarët, të kontribuojnë me një shumë monetare pasi bashkëshortja e një prej punonjësve më të vjetër është shumë e sëmurë dhe ka nevojë për një ndërhyrje urgjente.

Trajtimi duhet të bëhet në Gjermani dhe kushton 26 mijë euro.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e Tomor Veliterna ka 40 vjet që punon si Mjeshtër skene pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatri e cilëson si një nga heronjtë e heshtur të prapavijës. 

"Tomi ka 40 vjet që punon si Mjeshtër skene pranë Teatrit Kombëtar dhe është një nga heronjtë e heshtur të prapavijës. Ai prej vitesh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e dekoreve të Teatrit Kombëtar. Tomi nuk është vetëm një mjeshtër i vërtetë në punën e tij por gjithashtu një person i dashur nga kolegët dhe nga artistët e të gjitha brezave.Tani që ai ndodhet në një moment kaq të vështirë, ju ftojmë ta ndihmojmë ta kalojë këtë sprovë, duke kontribuar me një shumë monatare( sa te keni mundësi) në llogarinë e tij personale: AL74202111780000002900029773", shkruhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?