Grumbullimi paraprak për Islandën dhe Moldavinë, ja 10 futbollistët nën urdhrat e Edy Rejas

21 Maj 2019, 11:32| Përditesimi: 21 Maj 2019, 13:27

  • Share

Trajneri Edy Reja nis që sot punën për dy ndeshjet eliminatore të Europianit 2020 ndaj Islandës më 8 qershor dhe Moldavisë tre ditë më pas. FSHF ka zbardhur edhe listën me lojtarët që do jenë të pranishëm në grumbullimin paraprak të kuqezinjve në Durrës.

10 janë futbollistët e Kombëtares së madhe që do të vihen nën urdhrat e italianit më shpejt se të tjerët pasi kanë mbaruar impenjimet me skuadrat e tyre. 3 futbollistë vijnë nga Partizani kampion i Shqipërisë dhe ata janë Bruno Telushi, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Edy Reja rikthen në Kombëtare mbrojtësit Enea Mihaj e Kastriot Dermaku që kanë zhvilluar sezon pozitiv me skuadrat e tyre dhe po ashtu pjesë e grumbullimit janë edhe Eros Grezda,Migjen Basha,Ergys Kaçe, Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani.

Kjo javë stërvitore mbyllet të shtunën ndërsa të hënën tekniku Reja do shpallë listën e plotë në një konferencë për shtyp.

Jo vetëm 10 lojtarët e Kombëtares së madhe pasi gjatë kësaj jave nën urdhrat e italianit do jenë edhe 12 futbollistë të Kombëtares Shpresa të cilët janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për ndeshjet e qershorit.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?