Moment nga ndeshja Belgjikë-Tunizi

Botërori 2018/ Goleadë e Belgjikës ndaj Tunizisë, 'djajtë e kuq' kalojnë në 1/16

23 Qershor 2018, 11:01| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 17:22

  • Share

Ndeshja Belgjikë-Tunizi ka dhuruar më shumë gola se çdo sfidë të deritanishme e Botërorit të Rusisë, ku belgët fituan 5-2, duke kaluar turin. Hazard dhe Lukaku shënuan nga 2 gola secili. Lukaku barazon Cristiano Ronaldon sa u përket shënuesve më të mirë, teksa të dy kanë nga 4 gola. Tunizia eliminohet, ndërsa Belgjika dhe Anglia do të diskutojnë kreun e Grupit G

Belgjika ka bindur edhe në ndeshjen e dytë në grup, duke fituar thellë 5-2 ndaj Tunizisë dhe kaluar pa probleme në turin tjetër, me një golaverazh 8-2 në total. Eliminohet Tunizia, që gjithsesi, arriti të linte gjurmë me shënimin e 3 golave. Hazard kaloi shpejt në avantazh të tijtë, kur realizoi saktë një penallti të fituar që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Pa kaluar as 10 minuta, Lukaku shënon golin e dytë pas pasimit të Mertens. 

Megjithatë, Tunizia, ashtu si në ndeshjen ndaj Anglisë, ka gjetur golin. Pas një goditje dënimi afër zonës, Bronn kërcen bukur me kokë dhe gjen cepin e portës së Belgjikës. 

Në minutën e katërt shtesë të fraksionit të parë, Belgjika gjen golin e tretë. Është sërish Lukaku ai që shënon dhe 3-1. Ishte goli i katërt i Lukakut në total, duke barazuar kështu Cristiano Ronaldon. Pas pushimit kishte vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Belgjika. Hazard shënon dopietën e tij në minutën e 51’, falë një pasimi të De Bruyne.

Në minutat në vazhdim Belgjika u mundua të shënonte më shumë gola, por duhet të kënaqet vetëm me një të Batshuayi, i cili mund të kishte shënuar tre apo katër. Në fund edhe Khazri shënoi një gol në fund për Tunizinë. Ndeshja e tretë për Belgjikën do të jetë ndaj Anglisë, aty do të vendoset se kush do të dalë në krye të grupit.

Belgjikë 2 - 0 Tunizi
Belgjika likuidon Tunizinë, Lukaku barazon Ronaldon
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?