Bujar Nishani dhe Sali Berisha

Grupi i Berishës kërcënon gjyqtarin milioner Agron Zhukri: Konfirmo statutin ndryshe do marrësh në qafë veten, do krijosh destabilitet  

22 Dhjetor 2021, 17:01| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 17:10

  • Share

Pas kuvendeve paralele, statuteve, shkarkimeve të ndërsjella, akuzave dhe përplasjeve fizike, beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike dhe selisë së opozitës po zhvendoset drejt gjykatës. Si Sali Berisha, ashtu edhe Lulzim Basha, kanë dërguar për shqyrtim në gjykatë statutet paralele të partisë, mbi të cilët kanë marrë vendime kundër njëri-tjetrit. Ligjshmëria e statutit paralel të Sali Berishës, miratuar në Foltoren e Madhe në stadium, do të shqyrtohet nga gjyqtari i milionave dhe me karrierë të dyshimtë Agron Zhukri, i cili dha dorëheqjen nga kjo çështje, por që gjykata nuk ia pranoi.

Ndërkaq, grupi i Sali Berishës ka nisur presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës. Edhe pse Zhukri njihet si një gjyqtar me lidhjet të dukshme dhe të padukshme me Partinë Demokratike të kohës së Sali Berishës, grupi i Foltores po ushtron presion ndaj tij, duke shfaqur kësisoj shenja pasigurie dhe paniku. Mesazhin e parë ndaj gjyqtarit është artikuluar ndaj anëtari i të ashtuquajturit Komisioni i Rithemelimit të PD-së, Bujar Nishani.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse gjyqtari nuk pranon statutin paralel të Berishës, Nishani tha në studio televizive se nëse nuk pranohej statuti i Berishës, do të krijonte destabilitet. Kërcënimet janë të vlefshme edhe për gjyqtarin tjetër që do të shqyrtojë statutin zyrtar të PD-së, dërguar nga Basha për konfirmim. Berisha kërkon që ky statut të hidhet poshtë.

“Gjykata nuk mund të marrë një vendim se kush do ta ketë PD-në. Gjykata vetëm reflekton ndryshimet më të fundit të statutit. Nëse gjykata do të vendosë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ky është problem i gjykatës. Si do ta marrë me dokumente false? Nëse në këtë vend ka koka të nxehta, të cilat kërkojë të imponojnë vullnetin e mijëra njerëzve mbi dokumente të falsifikuara dhe të projektojnë destabilitet... nëse dikujt i merr koka erë dhe nuk njeh këtë realitet, atëherë në qafë pastë veten”, tha Nishani.

Sipas ligjit për partitë politike detyra e gjyqtarit është vetëm një kontroll rutinë i statutit të ri nëse u përmbahet apo jo parimeve kryesore demokratike. Por, çështja e dy statuteve të PD-së është e paprecedentë, pasi në gjykatë kanë shkuar për dy dokumente për të njëjtën parti.

Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga një Kuvend qartësisht i paligjshëm, jashtë statutit zyrtar të PD-së dhe mbi rregulla arbitrare të sajuara nga Berisha. Është shmangur qëllimisht verifikimi i firmave të delegatëve, Kuvendi është drejtuar nga një komision i caktuar nga Berisha dhe jo sipas statutit në fuqi të PD-së, ndërsa votimi në stadium ishte jo transparent dhe i mbyllur. Statuti është dërguar për regjistrim në gjykatë në emër të PD-së, në një kohë kurë PD-ja zyrtare ka referuar një kallëzim në SPAK për grupin e Berishës, për përvetësim të simboleve dhe vulës së partisë.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka dërguar për konfirmim në gjykatë ndryshimet në statutin e PD-së, të votuara edhe nga Sali Berisha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Berisha nuk i njeh më këtë statut të Partisë Demokratike, me pretendimin se është shfuqizuar nga statuti i miratuar në stadium.

Nëse gjyqtari do ta certifikojë statutin paralel si brenda normave demokratike, ky vendim do të konsiderohej nga Sali Berisha si një legalizim i Kuvendit në stadium dhe të vendimeve të miratuara, që nga shkarkimi i Lulzim Bashës, mbajtja e referendumit, ngritjen e grupit për drejtimin e partisë etj., dhe në këtë mënyrë do të mësynte në selinë e PD-së.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Lulzim Basha të ankimojë vendimin në Apel, duke shmangur hyrjen në fuqi të tij dhe për rrjedhojë zbatimin. Nga ana tjetër, nëse gjyqtari rrëzon statutin paralel si të paligjshëm, Berisha dhe grupi i tij nuk do të kishin më legjitimitet për t’ju afruar selisë së PD. Rruga e tyre e vetme do të ishte krijimi i një partia të re.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Agron Zhukri të pranojë statutin paralel të Berishës, ndërsa një gjyqtar tjetër, disa ditë më pas të pranojë si të ligjshëm edhe statutin e Lulzim Bashës. Janë pikërisht këto rrethana të pazakonte që veshin me një rëndësi të madhe shqyrtimin e dy statuteve të PD-së, veprim i cili në kushte të tjera, do të ishte një procedurë rutinë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/12/2021 03:28

    Mos mendoni se Zhukri tentoi te terhiqej pse gazetaret i nxorren disa te dhena te dyshimta? Jo.Zhukri u ndje papritur mes dy zjarresh:PD te Bashes te njohur /de facto e de jure/nga ligji,kushtetuta shqiptare dhe nga perfaqesite e huaja dhe te paprekshmit,e te padenueshmit Sali Berisha,i cili kercenon,ben gjullurdi,pranon shkelje e krime qe ka bere nder vite,por asnje gjykates e prokuror nuk guxon t'a denoje,me perjashtim kur behet fjale per shpifje,qe nuk eshte ndonje gje e madhe.Eshte vertet e veshtire per njerez me karakter te dobet dhe me integritet te kompromentuar te marrin anen e duhur,sidomos ne kohet e sotme te Vetingut.Z.Zhukri,pavaresisht se percfare je perfolur,vepro nje here te vetme ne jeten tende me integritet e guxim,ne respekt me ligjin,pa patur frike.

    Përgjigju
  • Law & order: 22/12/2021 20:39

    Presion apo kercenim ndaj trupes gjykuese perben veper penale

    Përgjigju
  • Faja: 22/12/2021 18:31

    97 gerdeci etj etj Kane eksperience per keto pune keta

    Përgjigju
  • Ledi: 22/12/2021 18:04

    Te besh presion ndaj gjykatesit ,kushdo qifte ai ,perben veper penale.Ndaj Nishanit, gjygjtari Zhukri duhet te bej padi penale.Jane mesuar me presione se kishin nen sqetull drejtesine per 30 vjet.Gjygjtari duhet te vendos ne baze te ligjit dhe jo presioneve.Demokracia eshte shtet ligjor dhe jo pershesh si para vetingut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?