Mazhoranca nuk lë asnjë hapësirë për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, një kërkesë kjo e kahershme e opozitës që prej uljes në tryezën e reformës zgjedhore.
Palët niswn sërish diskutimeve në grupin e dialogut për më shumë se 1 orë, ndërsa qëndrimin e Socialistëve e sqaroi për mediat Damian Gjinkuri.
‘Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4 5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje. Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit.’- tha Gjiknuri.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota, e në rast se palët as këtë herë nuk arrijnë në një marrëveshje, e cila qartazi është larg, i takon KQZ të interpretojë dhe vërë në zbatim vendimet e gjykatës kushtetuese.
‘Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. DO të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.’- u shpreh Gjiknuri.
Ndërsa opozita e cila rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, që i jep mundësinë të gjitha partive përbërëse të koalicionit të shfaqem në fletën e votimit me emrin dhe siglën e tyre, në kushtet kur nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga mazhoranca propozon që t’i drejtohen për një opinion misionit të OSBE-OHDIR.
Te njejtit maskarenj, i njejti proces minimit te demokracise nga mafia ramiste. Tani SPAK do kete nje vit karantine per mos goditje te dosjeve te qelbesirave, me Ramen ne krye te pirgut.
Përgjigju