“Kongresi i Manastirit dhe identiteti gjuhësor” është konferenca që do të mbahet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT këtë të mërkurë në 20 nëntor, në orën 11:00.
“Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” është ekspozita fotografike që do të mbahet në Muzeun Historik në Vlorë, duke filluar nga kjo e martë për të vijuar deri më 29 nëntor. Ekspozita do të qëndrojë e çelur çdo ditë nga ora 11:00 - 18:00.
Festat e Nëntorit vijnë në Vlorë përmes një aktiviteti në teatrin “Petro Marko” më 20 dhe 21 nëntor në orën 18:00.
“Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit” është libri që promovohet në 20 nëntor në orën 11:00 te Qendra e Librit dhe Leximit.
“Mundësi pa kufi” është koncerti muziko-teatral, që mbahet nga motrat Shalari më 20 nëntor në orën 18:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. I ftuar special do të jetë aktori i Teatrit Kombëtar, Dritan Boriçi
“Underëater Ballon” është ekspozita me autore Klara Fyshku, e çelur më 18 nëntor dhe që do të vijojë deri më 1 dhjetor në “Minus Art Space” në Tiranë.
Arti dhe natyra ndërthuren përmes historive frymëzuese të dy çifteve të jashtëzakonshme që kanë transformuar pasionet e tyre në profesione të suksesshme. “Kreativiteti si pasion apo profesion” mbahet këtë të mërkurë, më 20 nëntor në orën 19:00 në qendrën “Dua” në Tiranë. Për të pranishmit do të flasin çifti Strati, artistë të mozaikëve që kanë vendosur 11 rekorde Guinness me krijime mahnitëse dhe Pure&Sunny, krijuesit e sapunëve organikë dhe qirinjve natyralë.
“Nëna” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar më 19-20 nëntor në orën 19:00. Shfaqja me autor Florian Zeller vjen nën regjinë e Mehmet Xhelilit.