‘Guida’ kulturore e fundjavës/ ‘Sonetet e William Shakespeare’ në teatrin e Vlorës, koncert te ‘Migjeni’! Shfaqje për fëmijë te ‘Metropoli’ në Tiranë

19 Tetor, 12:43| Përditesimi: 19 Tetor, 12:57

  • Share

“Sonetet e William Shakespeare” do të vijnë të interpretuara mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës, më 19 dhe 20 tetor, në orën 19:00 te Teatri “Petro Marko” në Vlorë. Spektakli do të bazohet në interpretimin nga një Grup Aktorësh, të Sonetave më të spikatura të Shekspirit nën regjinë e Kristaq Skramit.

“Zgjohu, vëlla arush” është shfaqja për fëmijë që do të jepet këtë të shtunë dhe të diel në orën 11:00 në teatrin “Metropol” në Tiranë. E shkruar nga Janet Stanford dhe rikthehet me regji nga Suela Xhonuzi. Kjo shfaqje është një udhëtim fantastik dhe shumë argëtues nëpër katër stinët e vitit, i udhëhequr nga dy arinj të dashur, që janë motër e vëlla.

“Tinguj nga Shkodra” është koncerti që mbahet paraditen e së dielës, në 20 tetor ora 11:00 në hollin e teatrit “Migjeni”. Publiku mund të shijojë muzikën e këngëve dhe jareve shkodrane, përpunime dhe kompozime nga Arian Daija. Në repertorin e tyre bëjnë pjesë edhe vepra të autorëve si T. Harapi, Ç. Zadeja, T. Daija, P Gaci e Z. Çoba.

Në Durrës po mbahet edicioni i parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor me temë Inteligjenca artificiale: “E ardhmja hibride”. Në të marrin pjesë 40 artistë nga 17 vende të ndryshme të botës. Veprat e tyre ekspozohen gjatë gjithë ditës në disa prej institucioneve dhe hapësirave publike të qytetit, duke përfshirë monumentet e trashëgimisë kulturore. Deri në 24 nëntor qyteti do të jetë një qendër arti ku pavijonet ndërthuren me monumentet.

“Ëndërr apo e vërtetë” është shfaqja për fëmijë, që do të vijë në 19 dhe 20 tetor në orën 11:00 në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?