Guri Madhi dhe historia me muralistët meksikanë (FOTOT)

4 Maj 2019, 08:21| Përditesimi: 4 Maj 2019, 12:17

  • Share

Nje dite maji te vitit 1971, vellai i piktorit, Raqi, u shfaq ne studion e Guri Madhitme revisten italiane “Il calendario del Popolo”. Kjo ishte nje reviste kulturore, e cila ne kopertinen e sajkishte pikturen e David Alfaro Siqueiros “Nazizmi i mundur nen grushtin e lirise”.  Ne brendesi te revistes ishte dhe nje artikull i Giorgio Seveso-s i titulluar “Siqueiros- un pittore politico” (Siqueiros, nje piktor politik), bashke me disa foto te pikturave te tij.

Kopertina e revistes “Il calendario del Popolo”

Guri Madhi i kishte pare veprat origjinale temeksikaneve Rivera (1886-1957),Orozco (1883-1949) dhe Siqueiros (1896-1974)ne Moske dhene Shen Peterburg.Keta artiste jane quajtur “los 3 grandes“ dhe konsiderohen tre muralistët më me ndikim te shekullit te 20-te. Të tre ishin të ndryshëm në shprehite e tyre artistike;te tre moderne ne stilin e tyre. Veprat e Riveras jane me shume utopike dhe idealiste, ndersa Orozco pati fryme kritike dhe pesimiste. Siqueiros ishte me radikali ne pikture, ndoshta sepse ishte pjese e levizjeve revolucionare meksikaneqe ne rinine e tij.

 Pikture e Diego Rivera me permbajtje historike e trajtuar ne stil surrealist

Te tre muralistët ishin me pikepamje komuniste, por Siqueiros ishte më i përkushtuari, siç dëshmohet nga portretizimet e tij të masave proletare. Vepra e tijkarakterizohetgjithashtu me linjatëshpejta,tëguximshmedhepërdorimin e mjetevedheelementëveqëlidhen me teknologjinë.

Por si u bene te famshem “los 3 grandes“?

Ishte José Vasconcelos, Sekretari i Edukimit Publik në qeverine e Presidentit Álvaro Obregón (1920-24, qe konsiderohet si nje nga qeverite me te mira ne historine e Meksikes),i cili kontraktoi Riveren, Siqueiros dhe Orozcon për të realizuar piktura murale ne gjithe Meksiken, duke i udhehequr keta piktore për të krijuar vepra në një stil klasik latin dhe evropian. Pergjate disa viteve,Meksika u mbush me pikturat murale te shume piktoreve meksikane, nga te cilet dallimin e bene “los 3 grandes“.

Revista me fotot e pikturave te Siqueiros,i zgjoi artistit Guri Madhi simpatine e vjeter per stilin  dhe kontributin e “tres grandes“ ne artin boteror. Mesa kuptohet e shikohet, piktori e beri pjese te vepres se tij influencen e ketyre artisteve.Tematika e vepravete tyre ishte ne sherbim te ideve te majta ne mbrojtje te “proletariatit ne qytet apo fermereve ne fshat, dhe perbenin keshtu nje rrezik minimal per artistin shqiptar, nese ndonjehere do te “zbulohej” ndikimii vertete, ai prej artit te tyre modernist.

Ne kete periudhe te krijimtarise se tij (vitet 1970-80), piktori Guri Madhiishte ne kerkim te ndryshimit dhe tentoi ta bente kete gje, duke aplikuar stilistiken e rembi tema te luftes dhe historise.

Ne keto vite ai ka bere disa kerkime. Provoi me “Shteg me shteg me çetat partizane” (1973,ndodhet ne Galerine Kombetare te Arteve), kompozim i cili,po testudiohet me vemendje, deshmon influenca te artit modern meksikan.

Shteg me shteg me cetatpartizane - GuriMadhi, 1973

Ai i pati edhe me pare keto ndikime, te cilat i reflektoi ne disa figura te kompozimit “Ndarja e tapive-Reforma Agrare“ (1971-1972, dimensione 450 cm x 300 cm, ndodhet ne Galerine Kombetare te Arteve“).

Me pas ai provoi me kompozimin “Posta ne fshat”. Ne kete veper ndjehet qartesisht se Guri Madhi po ecen drejt gjurmesh te reja. Kjo veper ka pak ngjyra, ka dhe nje sfond te papercaktuar, nje “humnere“, qe eshte afersisht sa gjysma e tablose. Keshtu e ka zgjidhur jo pa qellim autori.

Vazhdon me “Betejen e Mushqetase” ne vitin 1976 (pikture e shkaterruar dhe e djegur ne vitin 1996 ne Bashkine e Tiranes), por, megjithe ndonje perpjekje ne disa figura te ketij kompozimi, ai nuk ushkeput dot prej realizmit.

Po te shikosh skicat e para te ketij kompozimi, ato jane ndertuar mbi figura surreale.

Guri Madhi: Dy skica nga Beteja e Mushqetase

Vepra tipike e Guri Madhit ku duket influenca e “los 3 grandes“ eshte “Lufta e Spanjes”, me dy luftetaret intenacionaliste qe luftojne per clirimin e Spanjes nga fashizmi.

Luftetaret e Spanjes

Kjo pikture ne monokrom ishte nje prove per piktorin, se mund te avanconte me tej ne kete rruge.

Vitet pas 1980-tes, veçanerisht pas udhetimeve ne Kosove (1981), i sollen Guri Madhitdashuri te reja, por dhe te vjetra. Ne sfond po shfaqej ekspresionizmi me fauvizmin e tij, po shfaqej abstraksionizmi (i provuar prej tij 20 vite me pare), po shfaqej liria ne veprat e tij.

Guri Madhi-Kompozim abstract-1966

Kulminacioni arriti me ekspoziten personale te Guri Madhit ne qershor 1987 (hapur ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures ne Tirane, pas refuzimit nga Galeria Kombetare e Arteve), prove e padiskutueshme, qe ky piktor paralajmeroi (pararendi)afrimin e oresse lirise.

Nje peng i mbeti artistit, peng i cili nuk u realizua kurre, per arsye qe i di vete piktori. Deshira e tij ishte te bentenë nje mur te tërë të studios se tij te punes (me dimensione 7 m x 4,5 m) nje pikture murale “alla Siqueiros”, siç na e thoshte shpesh dhe duke qeshur.

Ajomurale do ishtedeshmia me e mire e simpatise se tij per  artin e “los 3 grandes”.

Pandi Guri  Madhi                                                                          

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?