Ekonomi

Guvernatori Gent Sejko: Ekonomia drejt përmirësimit, rritja 5.3% këtë vit

5 Maj 2021, 16:10| Përditesimi: 5 Maj 2021, 17:58

  • Share

Ekonomia e vendit ka nisur të japë rezultatet e para drejt rimëkëmbjes. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në konferencë për mediat se pritshmëritë për rritjen ekonomike kanë ndryshuar pasi edhe rikuperimi në muajit e parë të vitit ka qenë mbi pritshmëritë.

“Informacioni i ri ka qenë përgjithësisht në përputhje me pritjet tona, ndonëse rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë disi më e lartë se to dhe norma e inflacionit kanë qenë disi më e ulët. Rritja ekonomike do të jetë mbi nivelin 5%, ndryshe nga analiza e kaluara ku ishim në një parashikim 4.9%, në këtë parashikim tashmë jemi në 5.3% rritje ekonomike që do të vijë nga disa faktorë, siç është sezoni i mirë veror, rritja e konsumit, e investimeve si dhe kreditimi i ekonomisë”, u shpreh Sejko.

Sejko bëri të ditur se deri në tremujorin e tretë të këtij viti do të jenë në fuqi masat lehtësuese për të siguruar një rimëkëmbje të shpejtë. Deri në përmirësim të dukshëm të situatës norma bazë  e interesit do të jetë 0.5%.

“Këshilli gjykon se politika monetare duhet të vijojë të mbetet në kahun lehtësues”, tha Guvernatori.

Ndërkohë ndryshe nga parashikimet në muajin mars është regjistruar ulje e kredive me probleme.

“Në muajin mars 2021, treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009”, tha Sejko.

Në muajit e parë të këtij viti kredia për sektorin privat njohu një rritje mesatare vjetore prej 7.5% në tremujorin e pare, dhe sipas guvernatorit rritja e kredisë për qëllime investimi do ndikojë edhe në rritjen ekonomike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?