Haaland është një ‘përbindësh’ Manchester City shënon pesë gola! Chelsea turpërohet në Londër, Tottenham fiton me përmbysje

2 Shtator 2023, 18:27| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 18:28

  • Share

Premier League në Angli vijoi sot me ndeshjet e javës së katërt. Tej fitoreve të Manchester City-t dhe Tottenham, bie në sy humbja e Chelsea kundër Nottingham në Londër.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea humbi 0-1 me Nottingham Forest. Ndeshja u vendos nga goli i Elanga në minutën e 48 të ndeshjes. Paccka hedhjes në sulm, djemtë e Pochettinos nuk mundën të siguronin të paktën një pikë përballë tifozëve të tyre. Blutë i kanë bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa në katër ndeshje kanë siguruar vetëm katër pikë.

Në “Etihad”, Manchester City u imponua dhe fitoi 5-1 kundër Fulham. Paccka barazimit momental të miqve, kampionët në fuqi të Premier League dhe Champions League treguan cilësitë e padiskutueshme edhe falë “përbindëshit” Erling Haaland që shënoi tripletë. Alvarez zhbllokoi ndeshjen për djemtë e Guardiolës, para se Ream të barazonte për miqtë. Në fundin e pjesës së parë ishtë Ake që shënoi golin e dytë për vendasit.

Në pjesën e dytë Haaland do shkëlqente me tripletë në minutat 58, 70 dhe 95 për rezultatin e përgjithshëm 5-1. Pas javës së katërt, City me 12 pikë të plota kryeson renditjen.

Në ndeshjen tjetër, Burnley humbi në shtëpi 2-5 me Tottenham. Londinezët përmbysën ndeshjen falë golave të Romeros, Maddison dhe tripletës së Son. Me 10 pikë Tottenham renditet në vendin e dytë pas javës së katërt.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?