Haaland lë thatë Dortmundin edhe pse i premtoi dyfishim page: Verën e ardhshme do transferohet në La Liga

1 Janar 2022, 13:47| Përditesimi: 1 Janar 2022, 14:58

  • Share

Erling Haaland, sulmuesi 21-vjeçar nga Norvegjia, sezonin e ardhshëm do të luajë në La Ligën spanjolle. Norvegjezi ka zbuluar të ardhmen e tij gjatë qëndrimit për Krishtlindje në Marbella të Spanjës ku është pyetur nga disa tifozë se kush do jetë klubi i ardhshëm pas Dortmundit.

Verdhezinjtë kishin në axhendë një rinovim me Haaland, por edhe pse ishin të gatshëm t’i dyfishonin pagën, duke e çuar 16 mln euro në sezon, ai i është përgjigjur shumë seriozisht tifozëve se verën e ardhshme do jetë pjesë e La Liga, por pa specifikuar se te kush klub, Reali apo Barcelona, pasi për Atletico Madrid ende nuk flitet. Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të 2024, por këtë verë klauzola për blerjen e tij ulet në 75 milionë euro.

Ndërkohë Napoli është klubi i parë që ka mbyllur një marrëveshje merkato në Itali në janar. Të kaltrit kanë marrë në formë huazimi për 500 mijë euro mbrojtësin e Manchester United Axel Tuanxebe.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?