Habit shqiptari në Gjermani: Fitoj çdo muaj 300 mijë euro, vetëm nga TikTok 85 mijë

26 Tetor 2023, 13:53| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 15:31

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishte Igli Schroder, shqiptari që konsiderohet si Mbreti i TikTok-ut, pasi ka në llogarinë e tij 5.5 milion ndjekës, ndërsa është kthyer në fenomenin e momentit.

”Unë jam nga Shqipëria dhe prej vitesh jetoj në Dusseldorf, ku më parë isha i martuar me një zviceriane, u divorcova dhe nga ai moment hapa llogarinë e TikTok si për t’u hutuar, i nxitur dhe nga nipi im” e nis kështu intervistën Igli.

”Sot gjeneroj rreth 85 mijë euro në muaj vetëm nga TikTok-u, ndërsa në të gjithë bizneset e mia, arrij deri në 300 mijë euro” shtoi Igli, pasi u pyet nga moderatorja për sasinë e parave që fiton në muaj.

Ai rrëfeu se aktualisht merret me sipërmarrje dhe se e alternon kohën mes jetës në rrjete sociale, ku tregon gjithë ditën e tij dhe punën në zyrë.

”Ish-nusja ime zviceriane ishte shumë e pasur dhe pas divorcit tonë, trashëgova mbiemrin që e mbaj dhe sot, sikurse dhe një pjesë të konsiderueshme të pasurisë që u nda mes nesh” tha Igli, teksa rrëfeu se aktualisht është beqar dhe i lumtur dhe është shumë i fokusuar tek sipërmarrja ku ka gjetur plotësisht veten.

Sa i takon TikTok-ut, ai është bërë i njohur dhe në Shqipëri në sfida të ndryshme, ku ka dalë me shumë personazhe virale si Kozaku apo Clevio, ku ka arritur që të ndiqet nga mijëra njerëz në një kohë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 27/10/2023 14:32

    NË RESTË SE ORE ÇUN E FLET TË VËRTETËN-TË BËJ FTESË TAKIMI PËR BAMIRËSI NË VLORË....E ORE TË KEQEN-Ç'KE PËR TË THËNË TANI.......SKE PËR TË JA DALË,S'TË LEJOJNË PIRDHAT QË I SHFAQ NE HAPSIRË....:))))

    Përgjigju
  • Miri: 27/10/2023 02:30

    Ore jeni ne terezi ky eshte mashtrues

    Përgjigju
    • ina: 27/10/2023 18:30

      Cdo gje eshte e vertete. E njoh une , ai eshte i papame.

    • e drejta: 27/10/2023 09:44

      KESHTU MENDOJ EDHE UNE ...EDHE SE NUK E NJOH

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?