Habit Vllaznia, klubi shkodran rikthen në detyrë trajnerin e shkarkuar disa orë më parë! Xhaferri: E duan tifozët dhe lojtarët

13 Mars 2021, 12:20| Përditesimi: 13 Mars 2021, 14:47

  • Share

Ende pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi i Brdaric klubi i Vllaznisë ka ndryshuar mendje duke e rikthyer në detyrë trajnerin. Gjermani u vendos fillimisht të ishte i sakrifikuari për rezultatet e dobta të klubit, sidomos pas humbjes 1-2 me Bylisin, por çuditërisht në kampin shkodran ka patur një ndryshim të kursit.

Nuk dihet ende se si do të ndikojë ky vendim, por për rikthimin e Brdaric ka disa variante. Për Report Tv sponsori Alban Xhaferri është shprehur:

“Pas lajmeve për largimin ka patur një reagim shumë të mëdh të tifozëve dhe opinionit. Përveç kësaj edhe lojtarët kanë kërkuar që Brdaric të vijojë të jetë trajner dhe ne për këto arsye vendosëm ta rikonfirmojmë trajnerin. Kështu ne vijojmë projektim që kemi nisur nga fillimi.”

Gjithsesi burime brenda klubit bëjnë me dije se ka edhe arsye të tjera për rikthimin në detyrë të Brdaric. Ky i fundit nuk ka pranuar ta prishë marrëveshjen me konsensus, ç’ka do t’i sillte pasoja jo të vogla ekonomike Vllaznisë.

Ndeshja e ardhshme e shkodranëve është në Kupë kundër Korabit, një kundërshtar që duhet mposhtur me patjetër.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?