Hakmarrje në PD/ Basha u mbyll derën 23 figurave që i kërkuan dorëheqjen në 2017

22 Nëntor 2018, 08:15| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 15:11

  • Share

Thellohet ndarja në partinë më të madhe në opozitë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të hakmerret ndaj 11 anëtarëve të Kryesisë dhe 12 ish-deputetëve, të cilët i kërkuan që të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë dhe dramatike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Anëtarët e strukturave të larta drejtuese të PD, figura historike dhe të reja të kësaj partie, të identifikuar si kundërshtar të kryetarit, janë lënë jashtë tre proceseve të rëndësishme që po zhvillohen aktualisht në PD: Zgjedhjeve në parti, riorganizimit të partisë dhe përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar bashkie dhe këshilltarë në zgjedhjet parlamentare të 2019.

Nga 19 anëtarë të Kryesisë së PD që kërkuan dorëheqjen e Bashës, 11 prej tyre janë lënë jashtë këtij procesi. Konkretisht, janë përjashtuar dhe nuk njoftohen më as kur mblidhet Kryesia anëtarët: Endira Bushati, Valbona Mezini, Edith Harxhi, Suzana Guxholli, Tomorr Alizoti, Edvin Kulluri, anëtar i Kryesisë, Gent Minarolli, Gent Malko, Gjergj Lezhja, Fabian Topollaj dhe Julian Deda. Nga grupet e punës që Basha u ka ngarkuar procesin e zgjedhjeve në degët e PD, riorganizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale janë përjashtuar gjithashtu të paktën 12 ish-deputetë të PD nga grupit prej 25 deputetësh, të cilët nuk u rikandiduan në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Lista nis me Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Eduard Selamin, Ridvan Boden, Astrit Patozin, Arben Imamin, Genc Rulin etj. Shmangia paralajmëron se asnjëri prej tyre nuk do të jetë as kandidat i Partisë Demokratike për njërën nga 61 njësitë vendore në zgjedhjet lokale të 2019. Ndërkaq, Jozefina Topalli dhe Eduard Selami nuk figurojnë as pjesë e Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike, organit më të rëndësishëm vendimmarrës. Sipas pikës 5 të nenit 49 të statutit të ndryshuar të PD, Topalli dhe Selami duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar, për shkak se Topalli ka qenë më parë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Selami kryetar i PD. Megjithatë, Selami dhe Topalli, të cilët i kanë kërkuar Bashës dorëheqjen, nuk figurojnë në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, publikuar në faqen e PD.

Bushati: U përjashtova si ‘armike’
Anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati, shkroi të martën në Facebook se është përjashtuar nga grupet e punës për riorganizimin e PD në cilësinë e ‘armikes”. “Kuvend Kombëtar më 15 Dhjetor... Së pari: Kush e mori Vendimin? PD
ka Kryesi e Këshill Kombëtar. Si anëtare kryesie, s’kam pasur ndonjë lajmërim a njoftim... por po e zë si “harresë”.... Po a u mblodh Kryesia dhe Këshilli Kombëtar? A ka ndonjë ATY që mund të përgjigjet? Së dyti: U la fillimisht Kuvend Statutor, e pastaj Zgjedhor. Po a u bënë zgjedhje në PD? Si anëtare kryesie duhej të kisha qenë në ndonjë grup pune për riorganizim apo zgjedhje.... Si “armike e kryetarit”, hamendësova që s’kishte se si të përfshihesha në grupe pune për zgjedhje... Por, rastësisht, me miq, u informova që anëtarë të tërë Kryesie e Këshilli Kombëtar nuk ishin përfshirë në asnjë grup pune apo njoftuar, qoftë dhe formalisht, për zgjedhje në struktura”, shkruan Bushati.

Figurat e përjashtuara nga Basha
Endira Bushati, anëtare e Kryesisë
Valbona Mezini, anëtare e Kryesisë
Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë
Suzana Guxholli, anëtare e Kryesisë
Tomorr Alizoti, anëtar i Kryesisë
Edvin Kulluri, anëtar i Kryesisë
Gent Minarolli, anëtar i Kryesisë
Gent Malko, anëtar i Kryesisë
Fabian Topollaj, anëtar i Kryesisë
Julian Deda, anëtar i Kryesisë
Gjergj Lezhja, anëtar i Kryesisë
Jozefina Topalli, ish-deputete
Majlinda Bregu, ish-deputete
Eduard Selami, ish-deputet
Ridvan Bode, ish-deputet
Astrit Patozi, ish-deputet
Arben Imami, ish-deputet
Keltis Kruja, ish-deputet
Igli Cara, ish-deputet
Genc Ruli, ish-deputet
Gjergji Papa, ish-deputet
Mimoza Hajdarmataj, ish-deputete
Sherefedin Shehu, ish-deputet i PD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 22/11/2018 17:08

    PD ta harroje fitoren ne Shkoder, kryetari ta harroje shkodren se do ta marri pergj me vote,

    Përgjigju
  • genci: 22/11/2018 09:55

    Per disa nga keto figurat qe permendni ne shkrim iu jap te drejte por per Endira Bushatin nuk e di se nga na doli figure kjo zonja. nuk e di se cfare kontributi ka dhene Endira ne nje fushate te vetme elektorale te PD. keshtu qe fakti qe ka pasur nje detyre per disa vite ne qeverisjen e PD nuk do te thote qe u be figure. per mendimin tim dhe ate detyre qe ka pas nuk e ka merituar.

    Përgjigju
    • rrem vogli jr: 22/11/2018 15:35

      Pse shqetesohesh Genc....lerjani votes se delegateve dhe bazes per ta qe te zgjedhin...por jo Lulezimi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?