Halimi urdhër Topit: Tërhiqu
po shkel Kushtetutën

17 Prill 2012, 14:00| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Ministri i drejtësisë Eduard Halimi shigjetoi sot presidentin dhe njëherësh kreun e KLD-së, Bamir Topi se po shkel Kushtetutën lidhur me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të ri të këtij Këshilli. Në një letër zyrtare drejtuar kreut të shtetit, Halimi deklaroi se propozimi i Topit për të emëruar anëtarin e KLD-së, Ilir Mustafaj si zv.kryetar është antikushtetues.

“Gjatë mbledhjes nga anëtarët e KLD-së dhe unë personalisht u ngrita dhe u diskutua çështja e antikushtetueshmërisë së propozimit për zgjedhjen në pozicionin e zv.kryetarit të KLD-së të një anëtari nga radhët e gjyqtarëve. Në cilësinë e ministrit të drejtësisë, ju kërkoj revokimin e propozimit tuaj sepse ai bie ndesh me nenin 147 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thekson në letër Halimi.

"Ju ftoj të tërhiqni propozimin tuaj për zgjedhjen në detyrën e zëvendëskryetarit të KLD-së, nje anetar nga radhet e gjyqtareve te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Ky propozim, jo vetem perben nje akt te paprecedent ne traditen kushtetuese te ushtrimit te veprimtarise se Presidentit te Republikes, ne detyren e kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise sepse eshte antikushtetues, por mbi te gjitha krijon tension institucional artificial dhe demton zhdervjelltesine, qe aktiviteti i ketij Keshilli duhet te kete nen drejtimin e nje anetari jo gjyqtar”, shprehet ministri.

TOPI NISET DREJT MAQEDONISË, SHTYHET KLD
Shtyhet sërish mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Burime pranë këtij Këshilli thanë se presidenti Topi do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku janë shtuar tensionet etnike. Sipas burimeve, për këtë arsye mbledhja e parashikuar për të mërkurën nuk do të mbahet nesër, por do të caktohet pas kthimit të Presidentit nga Shkupi.


LETRA E PLOTE E MINISTRIT HALIMI

PRESIDENTIT TE REPUBLIKES Z. BAMIR TOPI
TIRANE


I nderuar zoti President,

Ne daten 16 prill 2012 Ju thirret mbledbjen e radhes te Keshillit te Larte te Drejtesise, rendi i dites i te ciles, perfshinte si 9eshtje te pare, vendimmarrjen mbi propozimin Tuaj per zevendeskryetarin e KLD-se. Ne kete mbledhje, Ju paraqitet propozimin konkret qe nje anetar i KLD-se, nga rad het e gjyqtareve te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare, te zgjidhej zevendeskryetar i ketij Keshilli. Gjithashtu, ju njoftuat qe Keshilli i Larte i Drejtesise do te thirrej prej Jush ne nje date tjeter per te proced uar me votimin e propozirnit te kandidatures se gjyqtarit ne detyren e zevendeskryetarit te KLD-se.


Gjate mbledhjes nga anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise dbe nga une personalisht u ngrit dhe u diskutua 9eshtja e antikushtetutshmerise se propozimit per zgjedhjen ne pozicionin e zevendeskryetarit te KLD-se te nje anetari nga radhet e gjyqtareve. Ne cilesine e Ministrit te Drejtesise, ju kerkoj revokimin e propozimit tuaj sepse ai bie ndesh me nenin 147 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.


Ne cilesine e Ministrit te Drejtesise, njekohesisht anetar per shkak detyre te Keshillit te Larte te Drejtesise, mbetem i angazhuar per te per9uar ne kete Keshill frymen institucionale te bashkepunimit dhe luajal itetit kushtetues nen parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve nga njera ane, por edhe te parimit te ligjshmerise. Ne kete kuader, Ju ftoj te terhiqni propozimin tuaj per zgjedhjen ne detyren e zevendeskryetarit te KLD-se, nje anetar nga radhet e gjyqtareve te zgjedbur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Ky propozi m, jo vetem perben nje akt te paprecedent ne traditen kushtetuese te ushtrimit te veprimtarise se Presidentit te Republikes, ne detyren e kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise sepse eshte antikushtetues,por mbi te gjitha krijon tension instirucional artificial dhe demton zbdervjelltesine, qe aktiviteti i ketij Keshilli duhet te kete nen d.rejtimin e nje anetarijo gjyqtar.

Propozimi Juaj per nje anetar nga radhet e gjyqtareve te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare nuk perputhet me kuadrin ligjor kushtetues ne fuqi ne Republiken e Shqiperise per arsyet e meposhtme:

Se pari, sic; dihet Keshilli i Larte i Drejtesise sot eshte ne formatin kushtetues te nenit 147 te Kushtetutes sepse perbehet, krahas anetareve per shkak detyre, edhe nga 3 anetare te zgjed hur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve, te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Nen frymen e detyres kushtetuese te zevendeskryetarit per organizimin e veprimtarise se perditshme te Keshillit te Larte te Drejtesise, si dhe per kryesimin e mbledhjeve ne mungese te Presidentit te Republ ikes, te sanksion uar ne nenin 147 pika 3 te Kushtetutes, ligji nr. 8811/2001 "Per organizimin dhe funksionimin e KLD-se", i ndryshuar ka detajuar ne nenin 13 pika 1 se ky zyrtar eshte funksionar me kohe te plote. Duke qene keshtu, zgjedhja e nje gjyqtari ne pozicionin e zevendeskryetarit te KLD-se passjelllargimin e tij nga detyra e gjyqtarit dhe rrjedhirnisht sjell uljen e numrit te gjyqtareve efektive ne KLD nga 9 ne 8, si dhe e transformon organizimin e perberjen e KLD-se nga nje gjendje brenda forrnatit kushtetues ne nje gjendje antikushtetutshmerie te shkaktuar prej propozimit Tuaj. Kjo nisme e Juaja, qe synon nxjerrjen jashte kornizes kushtetueses te organizimit e perberjes se KLD-se perben shkelje haptazi te nenit 147 pika 1 te Kushtetutes, qe kerkon ne perberje te KLD-se ne c;do rast 9 gjyqtare.


Se dyti, Gjykata Kushtetuese ka elaboruar nje jurisprudence te konsoliduar per interpretimin e neneve 138, 143 dhe 147 te Kushtetutes, ku me vendimin nr. 14, date 22.05.2006 ka arritur ne perfundimin se zgjedhja e nje anetari gjyqtar ne funksion me kohe te plote (sicr eshte detyra e zevendeskryetarit) e shkeput ate nga detyra efektive e gjyqtarit dbe rrjedhimisht cenon rregullimin kushtetues. Ky vendim i Gjykates Kushtetuese qarteson teresisht dhe beq crdo dyshirn te lindur nga normat e ligjit nr. 881112001 "Per organizimin dhe funksionimin e KLD­ se", i ndryshuar. Eshte e vertete qe ne nenin 12 pika 3 te ketij ligji, ligjvenesi ka pranuar ne vitin 2001 edhe rastin qe zevendeskryetari mund te zgjidhet nga radhet e anetareve te KLD-se qe jane gjyqtare, me pasojen qe gjate kohes qe nje zevendeskryetar i tille sherben ne detyre, nuk e ushtron funksionin e gjyqtarit. Mirepo, jurisprudenca kushtetuese me natyre legjislative, pas 5 vjeteve, solli zhvillime domethenese ne drejtim te parimeve te mireqeverisjes dhe shmangies se konfliktit te interesave, te bazuar ne ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Konkretisht, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj nr. 14, date 22.05.2006 ka analizuar posac;erisht legjislacionin per organizimin dhe funksionimin e KLD-se, nen driten qe gjyqtaret - anetare te KLD-se duhet te jene ne c;do rast gjyqtare efektive dhe te pashkeputur nga detyra e gjyqtarit. Ne kete pike, duhet theksuar se sipas nenit 132 pika 1 te Kushtetutes, vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare per kedo ne Republiken e Shqiperise, vec;anerisht per Presidentin e Republikes.


Thelbi i arsyetimit te Gjykates Kushtetuese ne vendirnin nr. 14/2006 bazohet ne perfundimin se nje pushtet gjyqesor i pavarur kerkon gjyqtare te paanshem dhe te pavarur. Per kete qellim, anetaret e KLD-se, te zgjedhur ne cilesine e gjyqtarit, duhet te punojne me kohe te plote gjyqtare, duhet te ushtrojne efektivisht detyren e gjykimit te creshtjeve, pra edhe ate te drejtuesi t te gjykatave. Nese anetari i KLD-se, i zgjedhur Konferenca Gjyqesore Kombetare dhe pas zgjedhjes, e ushtron detyren ne KLD me kohe te plote, sipas Gjykates Kushtetuese, " vjen ne kunderslttim me permbajtjen e nenit 147 te Kuslrtetutes dlte me frymen e saj, sipas te ciles nente anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise te zgjedltur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare jane, jo vetem formalisltt, por edlte realislrt, gjyqtare ne detyre (veprim)" (shih faqen 5 te vendim it nr. 14/2006 te GjK). Nje rregullim i kundert, dobeson qeverisjen e gjyqesorit dhe bie ndesh me rregullimet qe Kushtetuta i ka here perberjes dhe funksionimit te KLD-se.

Sipas Gjykates Kushtetuese, "neni 14711 i Kushtetutes, duke rregulluar funksionimin dhe perberjen e Keshillir te Larte te Drejtesise, percakton qarte se ky Keshill perbehet (ne shumicen e tij) nga gjyqtare qe zgjidhen nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Per keta te fundit. ajo sakteson jo vetem numrin, por edhe cilesine e tyre si gjyqtare ashtu sivepron edhe kur percakton pjesemarrjen per shkak te funksionit ("ex officio") te Presidentit te
Republikt!s, te Kryetarit te Gjykates se Larte dhe te Ministrit re Drejtesise, te cilet nuk jane
dhe nuk mund tejene permanente'' (shih faqen 5 te vendimit nr. 14/2006 te GjK). Po ashtu, "nuk eshte e rastesishme ose rrjedhoje e "harreses" mos permencija ne Kushtetute e "privilegjeve" ose "kufizimeve " si me siper per anetaret e Keshillitte Larte te Drejtesisii, qe zgjidheshin nga gjyqesori dhe perfaqesonin "zerin" e tij ne nje kohe qe pranohet se ato perbejne garanci te domosdoshme per pavaresine e autonomine e gjyqesorit. ...Eshli! i pabaze pretendimi qe ... anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise qe zgjidhen nga gjyqesori mund te konsiderohen
gjyqtare edhe pse nuk punojne efektivisht si te til/e... pranimi i nje pretendimi te tille do te
vinte ne kundershnm me interpreamin dhe zbatimin e nenit 143 te Kushtetutes, sipas te cilit, qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter shteterore." (shi h faqen 6 te vendimit nr.
14/2006 te GjK).


I nderuar z. President,


Eshte detyre e Juaja, si kryetar i shtetit, President i Republikes, si dhe e c;do zyrtari shteteror te zbatoni Kushtetuten, ligjin themeltar te shtetit, ajo mbi te cilen Ju jeni betuar kur keni marre detyren si President, ndaj dhe ne cilesine e Ministrit te Drejtesise, njeherazi anetar per shkak detyre i Keshillit te Larte te Drejtesise, Ju kerkoj revokimin e propozirnit Tuaj per zgjedhjen e zevendeskryetarit te KLD-se nga radhet e gjyqtareve sepse bie ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?