Foto ilustruese

Kronikë

Hap aksidentalisht derën e autobusit me të cilin po udhëtonte, plagoset gruaja në Elbasan

4 Qershor 2021, 23:07| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 08:55

  • Share

Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmje e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Tregan, ndërsa mësohet se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hapur aksidentalisht derën e autobusit dhe për pasojë ka rënë, duke marrë lëndime në trup.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?