Spitali Rajonal Durrës

Hapen dy spitalet Rajonale COVID në Shkodër dhe në Durrës

15 Shkurt 2021, 15:38| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 15:47

  • Share

Rritja e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka çuar drejt ezaurimit 550 shtretërit në4 spitalet COVID në kryeqytet. Nga dita e sotme nis aktivizimi i spitaleve rajonale sipas tre skenarëve të hartuara nga ministria e Shëndetësisë.

Në skenarin e parë (A) përfshin hapjen e  5 spitaleve rajonale:

Spitali Rajonal Durrës

Spitali Rajonal Elbasan

Spitali Rajonal Korcë

Spitali Rajonal Shkodër

Spitali Rajonal Vlorë

Në këtë skenar totali i shtretërve të dedikuar pacientëve me COVID-19 shtohet me 432-647 shtretër.

Skenari i dytë (B) do të futet në funksion në momentin e plotësimit të kapaciteteve të shtretërve të përcaktuara në skenarin A per spitalet rajonale COVID-19.

Skenari B përfshin hapjen e tre spitaleve rajonale, atë të Beratit, Fierit dhe Lezhës. Totali i shtretërve të dedikuar pacientëve me COVID-19 shtohet me 167-280 shtretër.

Në skenarin e tretë (C) përfshihet hapja e spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Kukësit dhe Dibrës. Totali i shtretërve të dedikuar pacientëve me COVID-19 shtohet me 146 shtretër.

Me përfshirjen e tre skenareve për spitalet rajonale, në total vendi ynë arrin në 1600 shtretër të dedikuar për pacientët me COVID.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?