Tuneli i Llogarasë

Hapen hyrje-daljet e Tunelit të Llogarasë...FOTO nga pamja piktoreske që do u ofrohet shoferëve

27 Janar 2022, 14:56| Përditesimi: 27 Janar 2022, 15:28

  • Share

VLORË- Det, qiell dhe tokë...gjithçka që ofron natyra do t'u serviren shoferëve që do të përshkojnë tunelin e Llogarisë. Sot janë hapur hyrje-daljet e këtij Tuneli, e ndërsa pamja që ofrohet nga lartësia është mbresëlënëse. Puna nuk ka përfunduar ende, por kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e para të projektit.

"Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna", shkruan Rama.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!

Vetë kompania tha se do të përfundojë këtë projekt për 33 muaj, nga 37 që ishte i planifikuar. Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.   

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nora: 28/01/2022 20:02

    Mendova se ky lajm i bukur ishte ekonomi turizem. Por qenka i klasifikuar si "politike". Pra masat per "bregdetin" te Rames, te kombinuara me aeroportin dhe tynelet, qe ne dukje jane gje shume e mire, shtuar dheniet e pasurive publike per ndertime nga oborri i Rames, nga Palasa ne Butrint, i ngjasojne nje operacioni ligjoro-financiar tipik i kapjes se shtetit. Shqiperi hesapi.

    Përgjigju
  • Cimi: 27/01/2022 21:57

    Bravo, po me aeroportin e vlores cfare behet, ka vene ndonje tulle baca Bexhet sepse po ska foto ska pune ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Niku: 27/01/2022 21:00

    Po investo ne bujqesi more zoteri, pse na bo tunele duke pasur rrugen shume okay e piktoreske eshte, e incineratore duke mos punuar fare?!. Kur te kesh mbaru tere hallet, atehere dubliko rruget. Turiste kemi plot saqe nuk kemi ku t'i akomodojme, po gjej politika qe te nderrohet pak lloji i tursiteve qe vijne edhe te zgjerohet sezoni. Ne bejme stadiume pa pasur tifoze (e fusha stervitore), bejme tunele pa pasur turiste qe shpenzojne, hajt mo.

    Përgjigju
  • Vlora: 27/01/2022 18:54

    Nuk duam tynel ..na thuaj kur do arrestohet ilir meta edhe sali zagari..ne litar ti cojm ata ndyresira. Zagaret

    Përgjigju
    • Beligradi: 28/01/2022 09:27

      Te jesh Komunist nuk eshte mire se je per multi kulti edhe per nje asgje qe ka lidhje per gjakun identitetin gjuhen kulturen etj etj por kur i ngarkon vetes edhe vrasje apo gjak si Enveristet je me keqe se Hitleri.Albanien duhet te ndjejke rrugen e shteteve te Europes as me shume as me pak ke fakte sipas ligjit pa fakte i lumte cdo shqiptari qe eshte i zgjuar

  • reni: 27/01/2022 18:35

    QUHET LLOGORA, DHE JO LLOGARA. FJALA GREKE LLOGARA ESHTE FUTUR VONE KETO VITE. NDERSA LLOGORA QE VJEN NGA FJALA LLOGORE ESHTE FJALA QE ESHTE PERDORUR DERI PARA 20 VITESH.

    Përgjigju
    • emigranti prape: 31/01/2022 04:04

      Se desh harrova, toponimia nuk vjen nga fjala "t0pe". Nuk vjen as nga ajo kenga "t0pe t0pe ...". Sa per sqarim se te pelqen toponimia mesa duket ...

    • emigranti: 31/01/2022 03:58

      Reni, toponimia eshte zanat i veshtire per ty. Nuk mjafton te lexosh gazeten shqiptare qe te behesh specialist. Duhet te mesosh edhe ndonje gjuhe te huaj qe te japesh mendje ...

  • Liu: 27/01/2022 17:23

    Bravo Gjigand.

    Përgjigju
  • Tourism: 27/01/2022 17:03

    Ky do të jetë një super projekt që e ben shqiperine lehtesisht të aksesueshme dhe mjaft të shpejt ! Kur te mbaroje ky projekt kam pershtypje do të dyfishohen turistet dhe fluksi për një vend fantastik si deti Jon në shqiperi ! Pune të mbare ! Bravo !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?