Ringritja e Gjykatës Kushtetuese gjatë ditëve të fundit të vitit 2020, duke tejkaluar kuorumin minimal prej gjashtë anëtarësh, do të pasohet me zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate. Që në dhjetor të vitit 2018, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra kryetarin Bashkim Dedja, kompetencat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i ushtron Vitore Tusha, anëtarja e vetme që i shpëtoi furtunës së Vetingut. Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, ku përpos shqyrtimit të dosjeve të para në seancë plenare, do të nisin edhe procedurat e zgjedhjes së kryetarit të gjykatës.
Seanca për zgjedhjen e kryetarit duhet të drejtohet sipas ligjit nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, konkretisht nga Vitore Tusha. Kryetari i Kushtueses zgjidhjet njëri nga anëtarët me votim të fshehtë. Kandidati duhet të marrë të paktën pesë vota pro. Kryetari ka mandat 3-vjeçar si dhe ka të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kryetari i zgjedhur i Kushtetueses, në përfundim të procedurave të zgjedhjes, njofton Presidentin e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit.
Nuk përjashtohet as mundësia që edhe Vitore Tusha të kandidojë për kryetare, por një vendim i tillë mund të ishte i diskutueshëm, pasi zonjës Tusha i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese që në vitin 2017, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet. Ndërkaq, sa i takon kompetencave, kryetari i Kushtetueses përgatit, thërret dhe drejton seancat plenare të gjykatës përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me palë të tjera, bashkërendon punën midis gjyqtarëve, nënshkruan aktet e gjykatës si dhe emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, duke marrë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve.
Gjykate e leshit me plehra si Vitore Tusha Marsida Xhaferllari apo Bejtja gruaja e injorantit Andi...
PërgjigjuKe plotesisht te drejte. Ilir Meta u tregua cub, beri si beri dhe e futi ne dore mete gjykate.
Tamam e ke gjet fut vetingun per to dhe coni per skrap si xhaferllarin e bejtjan e ba...les mones