E gjithë përgjegjësia për situatën aktuale në PD është vetëm e Berishës! Kjo lidhet për faktin se ai është lideri i saj historik e për pasojë pesha bie ezkluzivisht mbi supet e tij, qoftë në simbolikë ashtu edhe në qëndrime apo aksione konkrete!
Kush është dallimi i madh mes Berishës dhe Bashës?
Basha u detyrua të ndërmerrte një vendim për të pezulluar Berishën pas vendimit të Non Gratave të SHBA! Basha nuk ndërmori asnjë nismë për të përjashtuar askënd nga PD e as për të krijuar struktura paralele! Ndërsa Berisha çështjen personale të tij me SHBA-të e ktheu si çështje të PD kundër SHBA-ve e çështje personale ndaj Bashës!
Berisha mori një seri nismash e aksionesh që të zyrtarizojë përçarjen e po ashtu mundësoi krijimin e strukturave paralele.
Disa nga aksionet e nismat e Berishës:
- Nismave e firmave për të referendum
-Mbledhja në stadium
Por, aksionet e qëndrimet e Berishës patën dy momente të vështira tjera kulminante:
- Sulmi i 8 janarit i kundër PD që vetë e themeloi e po ashtu kundër kryetarit Basha që e kishte të legjitimuar po vetë përmes primareve
- Dalja në zgjedhjet e 6 bashkive me kandidat, por me një sigël tjetër hapur kundër partisë që ai vetë e themeloi dhe kundër demokratëve.
Këtë të dytën për të ta kuptuar më mirë po ju marr një shembull:
Në Dibër kandidat për kryebashkiak ishte Luan Haka, demokrat 24 karat që thuajse gjithë jetën e tij ja ka dedikuar Berishës, karrierës së tij e siglës së PD, por ai e humbi këtë bashki për faktin se përballë dhe në mënyrë absurde si kundërshtarë do të kishte kryetarin e tij historik! Çfarë do i themi Luanit e të tjerëve për humbjen e pamerituar që ju ofruam? Çfarë mund t'i thotë Berisha Luanit e demokratëve të tjerët dibranë? Më falni, por egoizmi im vlen më shumë shumë se sakrifica juaj! Nëse Basha dha dorëheqjen e nuk sulmojë asnjëherë përballë asnjë demokrat dhe për të mos thelluar përçarjen dha dorëheqjen, Berisha, jo vetëm nuk e bëri, por bëri gjithçka të njëanshme në shërbim të vetes, sepse bëri zgjedhje e përzgjedhje të njëanshme, mundësoi struktura paralele dhe doli kundër partisë që ai vetë e themeloi! Madje, ka iniciuar procesin e primareve në kushtet e strukturave të njëanshme dhe paralele! Në këto momente e rrethana nuk mund të ketë bashkim të sinqertë e as mundësi për procese bashkuese nëse Berisha nuk tërhiqet nga protagonizmit dhe egoizmi i tij! Demokratët kanë dhënë gjithçka për Berishën për të 30 vjet e ky i fundit një gjë shumë të vogël mund të bëj për ta, por me rëndësi jetike, të bëj një hap mbrapa dhe të lërë që të demokratët ta gjejnë vetë rrugën e bashkimit, pa qenë të diktuar!