Taulant Balla

Hapja e listave/ Balla: Vendim historik! PD vendosi të jetë në anën e gabuar të historisë!

6 Gusht 2020, 13:30| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 14:34

  • Share

TIRANË- Vendim historik, e ka quajtur Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, hapjen e listave duke thënë se socialistët u vendosën në anën e mirë të historisë.

Nga Saranda, aty ku ishte për promovimin e një libri, Balla tha se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve.

"Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament.

Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të hisorisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mudësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, deklaroi Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pencionisti: 07/08/2020 01:34

    Te votosh sot per TAULANT BALLEN d m Th per RILINDJEN eshte njesoj sikur ta mbyllesh jeten ne Fukarallek pa perspektive dhe me nje jete pa sigurt nga kriminaliteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?