Haradinaj brilant në Berlin, Rama erdhi i goditur, ja pse nuk ishte Meta

2 Maj 2019, 20:52| Përditesimi: 2 Maj 2019, 20:53

  • Share

Nëse Serbia do vijojë të mos e njohë Kosovën, atëherë: nga taksa 100 pëtqind, e vënë nga Kosova për mallrat serbe, dhe, si pasojë e ngrirjes së marrëdhënieve të BE-së ndaj saj, ajo do të shkojë drejt shkatërrimit.

l.
Në të vërtetë kjo është sak arsyeja përse Vuçiç parandjeu në samitin e Berlinit fundin e hegjemonisë serbe si pushtuese territoresh në Ballkan. Për këtë, nuk e ndihmuan dot as Thaçi dhe as Rama, sepse Vuçiç nuk i mori dot as territoret dhe as heqjen e taksës 100 përqind që qeveria e Kosovës ka vendosur kundër mallrave serbe në Kosovë.
Samiti i Berlinit madje ka shkuar edhe më tej, kur kançelarja Merkel i ka kërkuar presidentit serb nisjen e negociatave pa kushte, pa e përmendur fare taksën e vendosur nga Kosova.

Nga kjo kuptohet se gjendja e Serbisë është shumë e rëndë, kurse në të njëjtën kohë, i gjithë samiti e pa qartë qëndresën e kryeministrit Ramush Haradinaj. Një qëndresë brilante politike ajo, e cila i tregoi Beogradit që ka edhe shqiptarë që nuk shiten.

Il.
Janë dy arsye të mëdha të cilat, nëse nuk do të pranohet pavarësia e Kosovës nga qeveria serbe, Serbia shpejt do të përfundojë si një shtet krejt i pafuqishëm në Ballkanin Perëndimor. 
Arsyeja e parë është që, vijimësia e taksës prej 100 përqind të mallrave serbe në Kosovë nuk krijon vetëm dëm material prej rreth 900 milionë Euro në vit, por dëmton dhe vetë prodhimin, çështjen e punësimit dhe perspektivën e ekonomisë serbe, sepse në Kosovë mallrat serbe subvencionoheshin nga shteti. Në fakt, këtu krijohet një qerthull humbjesh, i cili do të fillojë të rrisë inflacionin si proces që nuk mund të ndalet.

Arsyeja e dytë është e lidhur me të parën, sepse, nga dobësimi i vazhdueshëm ekonomik , do të kërkojnë shkëputje nga Serbia Vojvodina dhe krahinat e tjera që s'janë etni serbe. Një shteti pushtues si Serbia, po t'i bjerrë forca, shkon domosdoshmërisht në shpërbërjen e vert

Të dyja këto arsye, të cilat japin në fakt një fenomen bllokues të tregut dhe të politikës së jashtme të Serbisë, krijojnë mundësinë e shpërbërjes së saj. Por, për të gjithë këtë tablo pritëse, politika shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të jetë e vendosur në drejtimin që i ka dhënë kësaj politike kryeministri i Kosovës.

Në historinë e Shqipërisë, ky është rasti më i madh që shqiptarët, pas 137 vjetësh nga Lidhja e Prizrenit, të fillojnë rivendosjen e fatit të tyre të përbashkët në të gjitha territoret e pushtuara nga sllavët e jugut. Por, një herë për një herë, pengesa antishqiptare po konstatohet se vjen nga liderët politikë të korruptuar të Tiranës dhe të Prishtinës.

Ky fluks abuzuesish kërkon të frenojë reformën e brendshme në Tiranë dhe krijimin e akseseve territoriale në Prishtinë. Por, Merkel, shefja e lartë e Samitit të Berlinit, iu kërkoi liderëve shqiptarë goditjen e menjëherëshme të individëve të korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë. Dhe ka të dhëna se ia ka bërë të qartë me emra Ramës të gjithë fluksin e korruptuar të politikës së lartë në Shqipëri. Këtu në fakt fillon një politikë e re për prosperitetin shqiptar.

lll.
Mosthirrja në samitin e Berlinit e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ishte shenjë e hapur për qëndrimin antikorrupsion të politikës gjermane në raport me Shqipërinë. Por është pikërisht kjo shenjë që, të gjithë opozitën e korruptuar joparlamentare në Tiranë, ta hidhte në aksion për të krijuar tension shoqëror në Shqipëri. Ajo sot u hodh në aksion, dhe dështoi në pjesëmarrje, pavarësisht se disa grupe njerëzish kishin zënë akset e rrugëve kryesore.

Asnjë përkrahje popullore nuk u pa në këtë aksion, sepse nuk ka frymë. Dhe shfaqja ishte një dëshpërim i orkestruar me militantë dhe të papunë që kuptohej se ishin të paguar. Entuzisami i çdo revolte false është shenjë dëshpërimi që s'ka rrugëdalje.
Po Rama?
Rama ka ardhur i goditur nga Samiti i Berlinit në një kohë kur nuk sheh më asnjë mundësi për të ndaluar Reformën në Drejtësi. Kërkesa e kancelares gjermane ishte për goditjen penale të korrupsionit qeveritar të të dyja krahëve të politikës, në një kohë që Parlamenti i Shqipërisë është me prirje të plotë drejt përfundimit të SPAK-ut. "Tani që Parlamentin e ke të gjithë me Reformën në Drejtësi, ne duam krijimin përfundimtar të organeve goditëse kundër korrupsionit të lartë", i ka thënë zonja Merkel kryeministrit Shqiptar. Domethënë të gjithë ndërkombëtarët po kërkojnë ngritjen e SPAK-ut.

Pas ngritjes së SPAK-ut, që mendohet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, apo në fillim të qershorit, pritet të fillojë epoka e re për shqiptarët. Po, a mund ta ndalojnë këtë protestat pa frymë popullore të Partisë Demokratike? Deri tani, mundësia duket se është zero, dhe logjikisht kështu do të vijojë.

Komento

Komente

  • Ashtu me te lumte...: 03/05/2019 23:03

    Haradinaj shkelqeu ne fjalen e mbajtur aq sa askush nuk kuptoi se c'fare tha

    Përgjigju
  • ladi: 03/05/2019 12:06

    cfare mund te thuash per analizen e avokat Ngjeles,brilant, per cfare!! bjeri ti biem. kur do shpetojme nga keto hipokrit, hajdute e perfitues favoresh te pafundeme. jepini nje post avokatit dhe e shikoni se sa brilant do jete ne komentet qe ben.

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 03/05/2019 07:28

    Ne fakt analiza qendron... Shtyrja ne shtator perkthehet me pare SPAK pastaj bisedimet

    Përgjigju
  • Faik: 02/05/2019 23:03

    Rrofsh Nje Mije Vjet Avokat Ngjela ! Je NJESH dhe i Paarritshem ! SHQIPTARET jane me juve ZOTI NGJELA ne mase te madhe

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 02/05/2019 22:12

    RROFSH SA MALET AVOKAT. JE I MADH.

    Përgjigju
  • Klodiana: 02/05/2019 21:47

    Zoti Ngjela jeni Intelektuali dhe Politikani me i mire ne te gjitha Trojet Shqiptare. . . . . . . . . . .Respkte Respekte Respekte per ju AVOKAT NGJELA

    Përgjigju
  • TAKU éshté LEGJENDË: 02/05/2019 21:29

    SUPER SPARTAK NGJELA ! FENOMENAL dhe BRILANT si përherë AVOKAT NGJELA! ! ! Bjeru HAJDUTÈVE dhe DOBIÇAVE të tè gjitha Krahëve që kanè VJEDHUR , PLAÇKITUR dhe GRABITUR , SHQIPÈRINÈ këto 29 VITE QËNÈRI ZOTI AVOKAT NGJELA !!!! RESPEKTE dhe FALENDERIME pafund për AVOKAT NGJELËN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?