Papa Françesku

Harris apo Trump? Papa Françesku i kritikon ashpër: Si aborti, si refuzimi i emigrantëve janë kundër jetës! Duhet zgjedhur e keqja më e vogël

13 Shtator, 21:25| Përditesimi: 13 Shtator, 21:28

  • Share

Papa Françesku ka kritikuar ashpër dy kandidatët presidencialë në SHBA, Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë, si “zgjedhje e të keqes më të vogël”.

Ai i konsideroi ‘kundër jetës’, politikat anti-emigrante të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e zëvendës presidentes Kamala Harris për të drejtat e abortit.

“Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump.

Papa Françesku, i cili ka qenë më i zëshëm për politikën se paraardhësit e tij dhe ka “lëvizur gurët” për ta bërë Kishën Katolike më të hapur, teksa ka theksuar gjatë viteve se çështja e abortit nuk mund të izolohet nga shqetësimet e tjera të të drejtave të njeriut, si emigracioni.

“Të largosh emigrantët, t’i lësh ku të duash, t’i lësh… është diçka e tmerrshme, ka të keqe atje. Të largosh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?