Harris kritikon planin e Trump për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë: Ish-presidenti do të detyrojë Kievin të lëshojë territor

4 Tetor, 13:42| Përditesimi: 4 Tetor, 15:48

  • Share

Kamala Harris u rikthye të fliste për luftën në Ukraine në një miting elektoral në Wisconsin të Enjten. Zevendespresidentja foli për zgjidhjen për paqen të cilës, palët nuk i janë afruar ende. Harris reagoi vetëm pak dite pasi rivali i saj për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump takoi Volodymyr Zelenskyn.

Sipas Harris, Trump do të ushtrojë presion tek Ukraina për të çuar luftën drejt fundit dhe kërkesa e tij do të jete që Ukraina të lëshoje pjesë të territorit të saj. Trump e takoi Zelenskyn javën e shkuar në New York në një nga pronat e tij, një takim që dukej i pamundur të ndodhte për shkak se Trump gjatë fushatës ka lëshuar shpesh kritika ndaj Zelenskyt.

Ndërkohë Ukrainën e vizitoi për herë të parë që prej marrjes së detyrës, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Mark Rutte. Rute u prit në Kiev nga Volodymyr Zelensky me të cilin zhvilloi një takim. Rutte është zotuar se me marrjen e detyrës do të ndikojë në përforcimin dhe shtimin e përkrahjes së Perëndimit ndaj Ukrainës.

Ai tha se zgjedhjet presidneciale amerikane janë një moment kyç edhe për luftën në Ukrainë, por se ishte i gatshëm me cilindo nga kandidatët që mund të vijë në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu ai shprehu bindjen se Ukraina është me afër se kurrë me NATO-n.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ...: 05/10/2024 20:54

    Si u be budall edhe ky zelenski hyri ne lufte me rusin fuqin e 3 boterore ,,e mur ne qafe popullin i bon rrafsh tash as nato plus ju mur gjysma e ukraines,qifuti i dreqit i mur ne qafe

    Përgjigju
  • Beni: 04/10/2024 15:52

    Sipas qeverise se ketij torollakut biden bashke me kete idioten Ukraina duhet te shuhet dhe mos te pranoje asnje kompromis me Rusine gje e cila po ndodh deri ne keto momente , do zoti fiton Trump sepse keta psikopater qe drejtojne sot po e cojne boten drejt luftes se trete boterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?