Kamala Harris

Harris kryeson sondazhet ndaj Trump: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

24 Korrik, 10:15| Përditesimi: 24 Korrik, 13:48

  • Share

Në prag në nominimit nga Konventa e demokratëve si kandidate për presidente e SHBA, Kamala Harris mbajti takimin e parë elektoral në Viskinson, ku shigjetoi rivalin republikan Donand trump. Ajo tha se si ish prokurore ka përballë një të dënuar, ndërsa theksoi se zgjedhjet 5 nëntorit janë një sfidë për qytetarët amerikanë që duhet të zgjedhin mes lirisë dhe kaosit.

Kur ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të delegatëve demokratë, por edhe të drejtuesve të lartë në Kongres, në pritje për t’u emëruar si kanditate për presidente pas tërheqjes së Joe Biden, Kamala Harris mbajti takimin e parë elektoral në Viskinson duke sulmuar ashpër kandidatin republikan Donald Trump. Ajo tha se votimi i 5 nëntorit është një “zgjedhje mes lirisë ose kaosit duke vënë theksin se si ish prokurore ka përballë një kandidat të shpallur fajtor dhe premtoi se do sigurojë bashkimin e partisë.

“Në ditët dhe në javët në vijim, së bashku me ju, do të bëj çdo gjë në fuqinë time për ta bashkuar Partinë Demokratike, për ta bashkuar kombin tonë dhe për t’i fituar këto zgjedhje. Në këtë fushatë, me krenari do ta krahasoj të kaluarën time me të kaluarën e tij. iç e dini, para se të zgjidhesha Nënpresidente, para se të zgjidhesha senatore e Shteteve të Bashkuara, isha zgjedhur prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe para asaj kam punuar si prokurore. Në këto detyra, kam goditur autorë të të gjitha krimeve. Abuzues të grave. Mashtrues që vodhën konsumatorët dhe që shkelin rregullat për të përfituar vetë. Prandaj më besoni kur ju them që i njoh tipat si Donald Trumpi,”,” theksoi zonja Harris”, pyeti ajo.

Harris tha se në këto zgjedhje presidenciale, votuesit amerikanë janë para një dileme me peshë të madhe.

“Në këto zgjedhje, secili prej nesh përballet me një pyetje. Në çfarë vendi duam të jetojmë? Në një shtet të lirë, me dhimbshuri dhe sundim të ligjit, apo në një shtet kaotik, ku mbizotëron frika dhe urrejtja?"

Sipas njoftimeve, arris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë që do mbahet në 19 gusht, duke konsoliduar pozitat si kandidatja demokrate që do zëvendësojë Presidentin Biden.

Associated Press raporton se nënpresidentja Kamala Harris ka grumbulluar më shumë se 100 milionë dollarë që prej pasdites së të dielës, kur u bë pasuesva e mundshme e Biden. Në sondazhin kombëtar të realizuar dy ditët e fundit Harris ka një avantazh minimal pre 2 % ndaj Trump, dhe kryeson 44% ndaj 42%. Trump dhe aleatët e tij janë përpjekur ta lidhin Harris me disa nga politikat më jopopullore të Biden, duke përfshirë trajtimin e administratës së tij ndaj rritjes së emigrantëve në kufirin jugor me Meksikën. Trump shprehu besimin në aftësinë e tij për të mposhtur Harris, duke vënë në dukje se kandidimi i saj i mëparshëm presidencial në 2020 nuk mbijetoi as deri në garën e parë të nominimit mbarëkombëtar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?