Një çift i Connecticut rinovoi betimet e tyre të martesës pasi burri, i cili vuante nga sëmundja e Alzheimerit harroi se ishin martuar, por u dashurua sërish dhe i bpropozoi për martesë gruas së tij për të dytën herë.
Peter Marshall, 56 vjeç, i propozoi për të dytën herë Lisa Marshall ndërsa qëndronin të përqafuar. Ajo që ai nuk e kuptoi është se ata ishin martuar tashmë dhe martesa e tyre 12 vjeçare kishte shumë lumturi.
I diagnostikuar me Alzheimer tre vjet më parë, Peterdaklëngadalë kishte filluar të harronte çdo gj, madje edhe dasmën.
“Ishte kaq prekëse për mua. Ai ra në dashuri për të dytën herë. Ndihem e nderuar. Ndihem si një princeshë, si Hirushja. Unë jam gruaja më me fat në botë”, tha Lisa.
Çifti, të cilët janë të martuar prej 12 vjetësh, u takuan në Pensilvani. Bashkëshortja deklaroi se harresa, kishte nisur papritur. Ai kishte filluar të harronte çelësat, pastaj portofolin. Më pas Peter nisi të harronte fjalët dhe çfarë kuptimi kishin ato dhe më 30 prill 2018, ai u diagnostifikua me Alzheimer.
Sëmundja ndikoi shpejt në jetën e çiftit. Por, herën e parë që ai harroi kush ishte gruaja e tij, ata ishin në një udhëtim në Rhode Island dhe pas asaj dite shprehetse asgjë nuk u kthye si më parë. E megjithatë edhe këtë vit u gjendën sërish në altar, për të treguar se dashuria triunfon mbi çdo gjë.