Harta e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Lushnjë kundër: Do shtojë varfërinë e qytetarëve! 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore

25 Janar 2022, 17:04| Përditesimi: 25 Janar 2022, 17:34

  • Share

Transferimi i Gjykatës penale e civile nga Lushnja drejt Fierit me hartën e re gjyqësore, ka sjellë reagimin e avokateve të Dhomës së Avokatisë Lushnjë. Këta të fundit, të mbështetur dhe nga shoqëria civile, kanë inicuar një lëvizje kundër delegimit të kompetencave të Gjykatës së Lushnjës.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Lushnjë, Kozma Jano u shpreh se përkrah këtë nismë të avokatëve, teksa shton se Lushnjë do kthehet në një 'fshat të madh'. Ai shton se me mbylljen e Gjykatës Civile rreth 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore

"Harta e re gjyqësore nuk prej vetëm interesat e avokatëve, por edhe të qytetarëve sepse i heq Lushnjës Gjykatën Civile e çon atë në Fier dhe shton varfërinë e popullit të Lushnjës. Për çdo çështje duhet të shkojnë në Fier, ne e kemi përllogaritur janë rreth 40 mijë qytetarë që do të zhvendosen në Fier, do të varfërohen bizneset, etc. Bashkë me Gjykatën do të ikin zyra e Përmbarimit, Shërbimi i Provës nuk do të quhet më komisariat por postë policie. Një qytet i tillë, që nga për numri i popullsisë është më i madh dhe Kukësi e Lezha po zhvlerësohet. Pra Lushnja do të kthehet në një fshat të madh! Për interesat e qytetarëve nuk duhet do të ngrihen vetëm avokatët por edhe grupet e tjera të interesit. Ne do të përshkallëzojmë protestën tonë", tha Jano.

Me hartën e re Gjyqësore, Gjykata e Lushnjës do të pushojë se ekzistuari dhe do të kthehet në Gjykatë Administrative, ndërsa Dhoma e Avokatisë Lushnjë lajmërojnë për protestë të shtunën, në orën 10:00.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?