Kronikë

Propozimi i KLGJ, Report Tv siguron dokumentin: Shkrihen 10 gjykata, vetëm një ‘Apel’ në Tiranë! Fjalën e fundit e thotë KLGJ

13 Tetor 2021, 10:58| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 11:50

  • Share

Më datë 1 tetor ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar një hartë të re gjyqësore dhe duket se puna vijon në këtë drejtim. Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë. Propozimi ka marrë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë KLGJ.

Report tv ka siguruar ekskluzivisht këtë hartë të re të gjykatave në vend. Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Mësohet se do të shkrihen 10 gjykata;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë  Për Report Tv KLP thotë se KLGJ nuk na ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive. Ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft. 

Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit të cilin KLGJ thotë se ja ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin. Do të mbyllen disa gjykata të vogla në rrethe si Laçi, Mati, Puka, Tropoja, Përmeti etj.

 

Ora 22:06
Harta e re Gjyqësore, Report Tv siguron dokumentin: Shkrihen 10 gjykata, propozohet një Apeli vetëm në Tiranë

 

Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mësohet se do të shkrihen 10 gjykata, Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini.

Gjykata do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlore, Gjirokastër, Korçë, Lezhë.

Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Drafti është përfunduar nga një tryezë ekspertësh në KLGJ me një grup pune ku janë edhe aktorët të tjerë.

Ky draft pritet që të ketë një diskutim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të KLGJ-së dhe KLP-së. Shkrirja e 10 gjykatave do të sjell shkrirjen automatikisht edhe të 10 prokurorive në shkallë vendi.

Ora 16:16
KLP me rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm i jep 'ok' planit të KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

Në kohën kur KLP ka shprehur rezerva për planin e KLGJ për ulje të numrit të gjykatave në vend që praktikisht do të uljen edhe numrin e prokurorive të rretheve, Prokurori i Përgjithshëm ka shprehur dakordësinë për këtë plan.

Lajmin e ka dhënë vetë KLGJ përmes një njoftimi që ka dhënë për takimin që kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka zhvilluar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

"Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, afekton edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë. 

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykata dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria", thuhet në njoftimin e KLGJ.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?